TIRANË, 4 gusht/ATSH/Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redian Krajli ka njoftuar se çdo familje në njësinë administrative Luz i Vogël që është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, po merr në dorëzim pagesën e granteve për riparimin e dëmeve.

Krajli shprehet se, “njësia administrative Luz i Vogël. Çdo familje e dëmtuar nga tërmeti 26 nëntorit po merr në dorëzim pagesën e granteve për riparimin e dëmeve që kanë pësuar në banesat e tyre. Faleminderit për besimin dhe durimin secilit prej jush ! Ishim bashkë kur ndodhi fatkeqësia. Jemi bashkë sot duke u rimëkëmbur. Do jemi bashkë dhe nesër, se vetëm bashkë mund dhe do ia dalim”.

Përfituese të grantit të meremetimit në bashkinë e Kavajës janë 1208 familje. Po ashtu, do të ndërtohen 133 shtëpi individuale dhe 7 objekte kolektive. Programi i rindërtimit parashikon edhe ndërtimin e 2 shkollave të reja, 1 konvikti si dhe riparimin e plotë të 9 shkollave të tjera. z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.