Albania

FOTOGALERI/ Tirana i bashkohet Ditës Botërore të Pastrimit

TIRANË, 19 shtator/ATSH-A. Fortuzi/ Në ditën Botërore të Pastrimit edhe Tirana iu bashkua nismës për të pastruar qytetin në një ditë në të gjithë njësitë administrative.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit organizoi disa grupe pastrimi të cilët u shpërndanë në njësi të ndryshme me qëllim pastrimin e qytetit nga mbetja. Bashkë me administratën e DPPGJ u bashkua edhe nënkryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi.

Ndërkohë vullnetarët e Green Line Albania në bashkëpunim me Dppgj u fokusuan në pastrimin e hapësirës përgjatë rrugës dytësore në autostradën Tiranë – Durrës. Aksioni i pastrimit vjen në vazhdën e një serë aktivitetesh të tilla të realizuara nga bashkia e Tiranës për të siguruar pastrimin e çdo lagjeje, rruge apo rrugice në qytet. Përpos pastrimit nga mbetjet që hidhen në rrugë, punonjësit larguan përmes fadromave edhe mbetje si inerte, apo mbetje të ndryshme të cilat qytetarët I kishin lënë përgjatë hapësirave të përbashkëta. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Hans-Dieter flick: I Hope Alaba will sign a contract with Bayern. Our club is one of the best in the world
Diego Maradona: Messi gave Barca everything, brought them to the top. He was not treated the way he deserved
Federico Chiesa: I hope to leave my mark in Juve. We will achieve great results
The Coach Of Benfica: I don't want us to look like the current Barcelona, it has nothing
Guardiola on returning to Barca: I'm happy at Manchester City. I hope to stay here
Fabinho will not play with West ham due to injury
Ronald Koeman: Maradona was the best in his time. Now the best Messi