Një foto ka bërë xhiron e rrjetit në mediat greke, ku shihet një efektiv policie teksa mban në krahë foshnjën 11-muajshe të 20-vjeçares që vdiq një ditë më parë gjatë grabitjes së dhunshme të ndodhur në Glyka Nera.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” shefi i policisë, George Kalliakmanis, e cilëson foton “sa një mijë fjalë”, ndërsa shton se ndihet krenar që është pjesë e Policisë Greke.

“Një foto sa një mijë fjalë. Polici që mban në krahë foshnjën që përjetoi momente makthi me rezultatin tragjik të vrasjes së nënës. Kristo ndihem krenar, që njerëz si ju shërbejnë në policinë greke. Kur pashë foton isha i sigurt, që përtej një njeriu i mirë je dhe një baba i tillë”- tha shefi i policisë.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi dje rreth orës 5 të mëngjesit, ku disa grabitës u futën në banesë e çiftit grek për të vjedhur paratë dhe bizhuteritë. Hajdutët në fillim vranë qenin që të mos lehte, më pas lidhën burrin dhe filluan të dhunojnë gruan e tij 20-vjeçare.

Duke kërkuar që të linin të qetë bashkëshorten e tij, 33-vjeçari u tregoi grabitësve shumë e parave ku ishin fshehur, por hajdutët nuk u mjaftuan me ato.

Hajdutët kërcënuan çiftin duke i vendosur pistoletën në kokë foshnjës vetëm 11-muajshe dhe më pas mbytën 20-vjeçaren me pantallonat siç deklaroi edhe bashkëshorti i së nderës.

Ata u larguan më pas duke marrë një shumë të konsiderueshme parash, ndërkohë që policia ka vënë një shpërblim prej 300 mijë eurosh për kapjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb