Albania

FOTOT/ “Jo çdokush mund të flasë për futbollin”, rrëfehet Ilda Bejleri: Ja pse u shkëputa nga Top Channel dhe ‘Procesi Sportiv’

Që prej marsit, ku për shkak të pandemisë shumë prej programeve u pezulluan, Ilda Bejleri u zhduk nga ekrani. Edhe pas rinisjes së programit “Procesi Sportiv”, pas lehtësimit të masave, moderatorja e sportit nuk u pa më në krah të Manushit, i cili e vijoi programin nën shoqërinë e Alesia Bamit.

E ftuar në programin “Edicioni Veror” në Abc News, Ilda Bejleri tregoi arsyen ps së cilës qëndron largimi i saj nga Procesi. Sipas Bejlerit përshtatja në moderim me njerëz të tjerë, ka qenë e vështirë, duke qenë se në Digitalb Bejleri ka moderuar përherë e vetme.

“Po nuk është se ndodhi ndonjë gjë, thjesht koronavirusi na kapi të gjithëve papërgatitur edhe eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë padiskutim shumë e bukur edhe diçka për t’u provuar, por do thoja këto 11 vjet në Digitalb, isha mësuar që prezantoja vetëm. Ishte një sukses me Manushin, pa diskutim, sepse edhe shikueshmëria ishte goxha e madhe.

Kështu që kjo më vërteton dhe njëherë që të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur në vite, më ndjekin kudo që jam, pra ndjekin Ildën dhe jo programin dhe mendoj që ndoshta edhe jemi lodhur pak nga këto klishetë. Janë lodhur shikuesit, por jam lodhur dhe unë.

Që domethënë, edhe sporti ka nevojë për një analizë reale, ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, që e kanë profesion dhe që e dashurojnë sportin.

Jo çdokush mund të flasë për futbollin apo për sportin dhe ato minutat janë shumë të rëndësishme për të gjithë ata që na ndjekin.

Në momentin kur unë shikoj që mua nuk më mbushet mendja, atëherë preferoj që të rikthehem sërish me një gjë shumë serioze, ashtu siç kemi bërë gjithmonë me SuperSport: analiza për futbollin dhe njerëz që dinë të flasin për sportin ashtu siç duhet”; u shpreh Bejleri.

Football news:

PSG have started talks about Dele alli's transfer
Real Madrid will arrive late in San Sebastian. The flight was delayed due to a plane crash
Rubin Slutsk scored a move: four wins in five matches. How will they play Spartak?
Guardiola on city: Working with these players at this club is a joy. The team is in a great mood
Mourinho wants to sign Lingard for Tottenham
Liverpool are not going to sell Oxlade-Chamberlain. Klopp is counting on him
Allegri was a special guest of the Italian dance show