Albania

Franca liron masat kufizuese, paralajmëron për Lock-Down lll, Macron: Krishtlindjet e Vitin e Ri do i festojmë me familjet, por jo si më parë

Franca ka ndjekur shembullin e Britanisë së Madhe duke liruar disa masa kufizuese. Pikërisht më 28 nëntor në gjithë Francën rihapen bizneset e vogla, do të lejohet udhëtimi deri në një rreze 20 kilometra nga vendbanimi aktual si dhe  do të lejohen edhe aktivitetet jashtëshkollore në natyrë.

Po ashtu ai ka dhënë një lajm të mirë për besimtarët, pasi vendet e adhurimit, kisha apo xhamitë nga e shtuna mund të presin në ambientet e tyre jo më tepër se 30 persona.

Nga 15 dhjetori rihapen teatrot, kinematë dhe muzetë. Ndërkohë vijojnë të mbeten të ndaluara tubimet e grumbullimet.

Më 20 janar gjithashtu Macron ka një tjetër plan i cili fillon me hapjen tërësore të të gjithë shkollave të mesme. Ai garantoi se piku i valës së dytë nga COVID-19 kaloi, por frika qëndron tek një valë e tretë. Macron paralajmëron se Franca ka gjasa që mund të shkojë edhe në një Lock-Down lll.

Gjithsesi Presidenti francez do të heqë më datat 24 dhe 31 dhjetor kufizimet e udhëtimit që francezët të mund të festojnë Krishtlindjet e Vitin e Ri me familjet e tyre, por paralajmëron se festat nuk do të jenë si më parë.

h.b/dita

Football news:

Mandzukic on Milan and Zlatan: It is important to instill fear in your opponents. We have a lot of experience
The football Association of the Czech Republic said that Bican 821 scored a goal. Ronaldo has 760
The youngster is Interested in Arsenal lease. He decides together with his family
Against Barcelona in the Cup - a small Catalan club that has already knocked out Atletico. Here we picked up and launched the career of Alba
Aguero has contracted the coronavirus
Pogba on the 1st place in the Premier League: Manchester United is still far from the trophy. This is not enough
Rebic and Krunic recovered from covid, Theo has a false positive test