Albania

FRANCË – Le Maire: Priten diskutime të vështira për fondin europian të rimëkëmbjes

PARIS, 19 maj /ATSH-AFP/ – Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire theksoi sot se priste diskutime të vështira me disa vende për të arritur një marrëveshje mbi fondin e rimëkëmbjes europiane, pas prezantimit të një propozimi franko-gjerman.

Marrëveshja franko-gjermane është një marrëveshje vendimtare, por mbetet për të marrë edhe mendimin e shteteve të tjera anëtare, veçanërisht të katër shteteve Austrisë, Danimarkës, Suedisë dhe Holandës”, deklaroi Le Maire gjatë një fjalimi në Asamblenë Kombëtare.

“Kjo do të jetë një pjesë e vështirë, nuk duhet ta fshehim”, shtoi ai.

“Negociata do të zhvillohen gjatë Këshillit Europian në qershor”, theksoi ministri.

“Kemi disa ditë për të filluar diskutimet (…) me partnerët tanë europianë bë përpjekje për të ndërtuar një marrëveshje, që e përsëris, do të jetë e vështirë,në Këshillin Europian në qershor”, theksoi Le Maire.

Çifti franko-gjerman propozoi dje një plan stimulimi prej 500 miliardë eurosh për të ndihmuar Bashkimin Europian të kapërcejë krizën historike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, përmes një mekanizmi të pazakontë për bashkimin e borxhit europian./ /ec/

Football news:

Giress about the Best-2019 award: Mane should have been ahead of Messi
Lovestory Totti and Ilari Blasi: he dedicated goals to her in the Derby, she dissuaded him from moving to Real Madrid (and had a row with Spalletti)
Eric Djemba-Djemba: Pogba and Brunu would have sat in the reserves under Scholes and Keane
Klopp on the championship: I would never compare myself to Dalgliesh and Shankly
Dimitar Berbatov: Earlier it was about the championship of Manchester United, now it is about the top 4
Zidane wants to see Mane at Real Madrid, but the club cannot afford this transfer
Manchester United and Manchester City have made inquiries about Griezmann. Barcelona does not want to let him go