TIRANË, 14 qershor/ATSH/Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) po kryen një sërë investimesh në kabinat elektrike në Tiranë në prag të sezonit veror kur konsumi i energjisë njeh rritje.

OSHEE informoi se për shkak të ndërhyrjeve do të mbeten pa energji elektrike disa zona në tiranë. Gjatë ditës së sotme do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:30-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”.

Falë investimeve të kryera humbjet në rrjet në fund të vitit 2020 kanë arritur vlerën 1.632 GWh nga 1.653 GWh duke shënuar kështu një rënie me 1,3 %, ndërsa humbjet në shpërndarje zënë kanë rënë me 1,7 %, krahasuar me vitin 2019. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.