Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

“Fushata zgjedhore”, Tahiri: VMRO-DPMNE-ja ndryshoi retorikën nacionaliste

Fushata e zgjedhjeve lokale solli ndryshime të cilat nxorën partitë politike nga koncepti ideologjik i tyre. Sipas ekspertëve ndryshimi i diskurseve te partitë do të jetë test nëse qytetarët pranojnë, ose jo konceptet e reja.

VMRO-DPMNE-ja bën tranzicion në kuptimin e ndryshimit të mendësisë politike sepse kalon nga koncepti Maqedonia e maqedonasve, Maqedonia e popullit maqedonas tek koncepti Maqedonia për të gjithë qytetarët. Unë mendoj se është një ndryshim i rëndësishëm jo për VMRO-DPMNE-në, por për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi – tha Sefer Tahiri, profesor.

Ish zëvendëskryeministri, Vasko Naumovski thotë se fushata e zezë do të ndikojë në daljen e votuesve. Sipas tij, dalja e ulët dëmton partitë opozitare.

Dalja e ulët e frymëzuar nga fushata e zezë tradicionalisht shkon në favor të pushtetit. Ata kanë instrumentet për t’i motivuar një pjesë të qytetarëve për të dalë në votim, por kanë edhe instrumentin e presionit ndaj votuesve. Derisa dalja është më e lartë, kjo shkon në favor të opozitës, ndërsa derisa nuk ka dalje të konsiderueshme ajo shkon në favor të pushtetit – deklaroi Vasko Naumovski, ish zëvendëskryeministër.

Drejtoresha e “Imixh PR”, Angelka Peeva Laurençiq konsideron se listat e pavarura për këshilltarë dhe kandidatët e pavarur nuk dhanë mjaftueshëm gjatë kësaj fushate, gjë që sipas saj do të ndikojë në mbështetjen e qytetarëve ndaj tyre.

Adrian Kerimi