Albania

Gattuso lavdëron Osimhen, por kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë

Victor Osimhen u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e Napolit me transferimin e tij te të kaltrit për 70 milionë euro nga Lille në merkaton e kësajve vere.

Pas paraqitjeve të mira që bëri në miqësoret parasezonale duke gjetur në disa raste rrugën e rrjetës, nigeriani e konfirmoi veten edhe në 45 minutat e dyta të sfidës së javës së parë të kampionatit ndaj Parmës, ndeshje të cilën skuadra e Gattusos e fitoi me rezultatin 2-0. Edhe pse nuk shënoi elozhet për Osimhen kanë qenë të shumta, por Gennaro Gattuso kërkon ta mbajë me këmbë në tokë 21-vjeçarin.

“Këshilla ime për Osimhen? Gjëja kryesore që më ka bindur që nga dita e parë, kur isha në shtëpi rreth përpara tre muajsh, janë cilësitë dhe karakteristikat e këtij lojtari. Ka vlera të mëdha dhe është një njeri i mirë mbi të gjitha. Një djalë që e di se nga vjen, në çfarë vendi është rritur. Nuk e harron kurrë këtë”.

”Jam shumë i sigurt se nëse do të vazhdoj kështu dhe të jetë me këmbë në tokë do të bëjë karrierë të madhe. Me Osimhen ka qenë kaq shumë e lehtë. Pas 4-5 ditësh në dhomat e zhveshjes filloi të bënte shaka. Nëse nuk ke karizmën e duhur dhe nëse nuk je inteligjent, nuk mund të bëhesh mik dot me të gjithë pas 4-5 ditësh”, u shpreh Gattuso. 

Football news:

Nagelsmann boasted that Leipzig would read any Manchester United scheme - and got 0:5. Solskjaer still surprised him, and then finished off Rashford
Tuchel on criticism: PSG leads in France. Juve, Liverpool, city, Barcelona and Real Madrid in 1st place in their respective leagues?
Owen Hargreaves: Van de Beek could be Manchester United's Muller. Once he is in the squad, he will not be forced out
The French Cup is suspended until December 1 due to coronavirus. Ligue 1 matches will be played without spectators
Rashford has the fastest hat-trick in the history of the Champions League among players coming on as a substitute. Mbappe - the second
Lampard named Xavi and Iniesta as the best players he has played against
Increasing selfishness and greed is the last thing the world needs right now. UEFA Vice-President on the European super League