FRANKFURT, 21 shtator /ATSH-DPA/ – Ekonomia gjermane e ka lënë pas krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, me një rritje që vazhdon që nga korrik-gushti, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë, njoftoi sot Banka Qendrore Gjermane, Bundesbank.

“Pas rënies masive të PBB-së në pranverë, me gati një të dhjetën krahasuar me periudhën e mëparshme në terma të rregulluar sezonalisht, vetëm një kundërtrend i fortë mund të ndiqte në tremujorin e tretë të vitit 2020”, tha Bundesbank në raportin e saj për muajin shtator.

“Në të njëjtën kohë, niveli i parakrizës nuk do të arrihet gjatë verës. Kjo vlen njësoj, si për industrinë, ashtu edhe për shërbimet si një e tërë”, shtoi institucioni.

PBB-ja e ekonomisë më të madhe të Europës ra me 9,7 % në T2, krahasuar me të parin, rënia më të fortë që kur shifrat tremujore u mbajtën për herë të parë nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis) në vitin 1970./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.