MYNIH, 27 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri i shtetit bavarez, Markus Soeder bëri thirrje sot për një ndalim të regjistrimit të automjeteve me motorë me djegie nga viti 2035 e tutje, e ngjashme kjo me një skemë të ndjekur në Kaliforni.

“Jam shumë në favor të  vendosjes së një date përfundimi, ditë nga e cila motorët me djegie të karburanteve fosile nuk do të mund të riregjistrohen më”, tha Soeder në një videokonferencë të partisë së tij CSU.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, njoftoi të mërkurën se shteti amerikan do të heqë shitjen e të gjitha makinave me benzinë, naftë dhe hibride deri në vitin 2035, në një përpjekje për të luftuar ndryshimin e klimës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.