Albania

Gjirokastër/ Hapësirë e re argëtimi për fëmijët e lagjes “18 Shtatori”

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Fëmijët e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër do të kenë shumë shpejt një hapësirë të re ku do të argëtohen, të luajnë dhe kalojnë kohën e lirë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi i cili ka lajmëruar nisjen e punimeve. Sipas tij, ky projekt do të transformojë këtë hapësirë të qytetit.

“Kemi nisur ndërtimin e një këndi lojërash në hapësirën pranë ish Shtëpisë së Oficerave. Gjithashtu po konsiderojmë mundësinë që ky objekt t’i kalojë në përdorim bashkisë Gjirokastër për ta rivënë në funksion të nevojave të qytetit dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë të tij në dobi të banorëve. Këndi i lojërave që kemi nisur së bashku me miqtë tanë italianë të “CESVI” është vetëm fillimi i një pune të madhe transformuese që duam të bëjmë në këtë hapësirë të qytetit. Si optimist i pandreqshëm që jam, besoj se do ia dalim mbanë dhe këtu do të kemi shumë shpejt një tjetër kantier”, bën të ditur Golemi.

z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Barcelona will only consider Zinchenko if Firpo leaves
The referee after VAR for a foul on Jovic removed defender Betis Emerson
Lampard replaced Kepu, but got 0-3 from West Brom in the first half. Then Chelsea got together and gave a comeback of the weekend: only the pupils scored
Arsenal are ready to offer 40+10 million euros to Lyon for Aouar
Ribery provided two assists in the Inter game
Lineker criticized the Interpretation of the hand game in the Premier League, posting a picture with a straitjacket: there is an idea for a new form
Bilic 3-3 with Chelsea: West Brom deserved 3 points. We could have won 4:2