Albania
This article was added by the user . TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Gjueti me lobistë të huaj, dreka dhe darka luksoze, komisionieri Johannes Hahn akuzohet për korrupsion dhe mungesë transparence

E përditshmja prestigjioze franceze, ‘Liberation’ e akuzon për korrupsion Komisionerin Evropian, Johannes Hahn.

Gazeta shkruan se austriaku lejoi lobistët e huaj ta ftonin në gjueti dhe darka e dreka të shtrenjta, pa raportuar siç parashihet me rregulloret e BE-së.

Gazeta thekson se Hahn pranoi ftesën për të shkuar në gjueti me lobistët belgë në muajin dhjetor të vitit 2015 ndërsa thekson se Kodi i Sjelljes e detyronte të raportonte në Komisionin Evropian ftesën që mori nga lobisti i “Pronarit të Tokës” (ELO).

Një zëdhënës i paidentifikuar i Hahnit tha për ORF dhe Standard se telefonata ishte thjesht private. Ai tha se në gjueti ka marrë pjesë me partneren e atëhershme, e cila ka patentë gjuetie.

Në lidhje me ngjarjen, Komisioneri Europian për Buxhetin dhe Administratën beson se nuk ishte e nevojshme të raportonte rastin në regjistrin e transparencës.

Sipas Standard, Komisioneri austriak është i lidhur edhe me situata të tjera të konfliktit të interesit.

Kështu, në qershor të këtij viti, ai madje ka drekuar apo darkuar tre herë me përfaqësuesen e Austrisë në komisionin e auditimit, Helga Berger.

Ai shoqërohej nga partnerja e tij aktuale, Suzana Ris-Paser, një ish-zëvendës kancelare.

Sipas gazetës, Berger ka paguar për restorantin dhe ia ka përcjellë faturën komitetit të auditimit.

Nga kabineti i Hahnit thonë se takime të tilla janë pjesë e shkëmbimit të rregullt të mendimeve ndërmjet komisionerëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave.

j.l./ dita