logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Gramsh, fuqizim i komunitetit kundër ekstremizmit të dhunshëm

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Në bashkinë Gramsh, u zhvillua një takim me “Aktorë të Vijës së Parë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”. Në mbështetje të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit Dhunshëm (CVE) në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, mblodhën bashkë të gjithë aktorët e vijës së parë në nivel vendor (mësues, oficerë të policisë, punonjës socialë, mjekë, grupe rinore, shoqëri civile e komunitete fetare).

Qëllimi i këtij takimi ishte fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve për aktorët e vijës së parë që operojnë në komunitet. Kryetari i bashkisë, Klodian Taçe u shpreh se “përgjithësisht Gramshi është një qytet i qetë, megjithatë çdokush prej nesh ka përgjegjësi sociale për identifikimin dhe parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm”.

Paneli ishte i përbërë nga Agron Sojati, Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Roland Alushani, Kryekomisar i strukturës Policimi në Komunitet, të cilët evidentuan me raste konkrete rëndësinë e identifikimit dhe parandalimit të Ekstremizmit të Dhunshëm. Të pranishmit në mbledhje, “aktorë të vijës së parë”, sollën në vëmendje disa nga problematikat konkrete që hasim në komunitetin e Gramshit.

Ky ishte takimi i parë, por do ketë edhe takime të tjera, të cilat do të sjellin edhe zgjidhje konkrete të problematikave të ndryshme sociale. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO