ATHINË, 20 prill /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi 3 789 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me shtatë prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 320 629 raste COVID-19.

EODY njoftoi edhe 87 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 9 627.

Gjithsej 847 pacientë janë në ventilator në spitale, kurse 406 pacientë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave ishte 79./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.