TIRANË

PD i është përgjigjur përmes sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Përmes një postimi në facebook, Bardhi shkruan se sa herë flet Edi Rama mashtron, ndërsa i kërkon kryeministrit të mbajë premtimet.

“Sa herë flet, Edi Rama mashtron. Vetë u premtoi naftëtarëve se do të hapë rafinerinë, vetë u premtoi se do të paguhej paga e tyre. Premtimet e tij me zë dhe me figurë tregojnë një kryeministër të papërgjegjshëm, të pandjeshëm, të paaftë.  Halli i naftëtarëve dhe i çdo shqiptari zgjidhet duke larguar këtë kryeministër mashtrues dhe hajdut.”- shkruan Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb