Albania

Grida Duma- Ramës: Dil përpara mijëra familjeve në zi e jep llogari, se nuk u ka treguar pse iu kanë vdekur të afërmit

Grida Duma akuzon kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer qytetarët për numrin e pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Duma i kërkon Ramës që të dalë para familjeve që kanë humbur të shtrenjtët e tyre dhe të japë llogari.

“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!” shkruan Grida Duma, ndërsa ka postuar një video në faqen e saj në rrjetet sociale.

Ajo i referohet një shkrimi të Monitor, që shkruan shkruan se: “Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.

Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i fortë siç duket edhe nga grafiku “Numri i vdekjeve në vite, 1990-2020”.

Një tendencë e tillë në fakt është vënë re në pothuajse gjithë botën, sidomos në Europë, ku shtesa e vdekjeve në 2020-n ka qenë shumë më e lartë se mesatarja e pesë viteve të kaluara. Në disa pjesë të Europës, si në Itali, Spanjë vdekjet ishin jashtëzakonisht të larta, krahasuar me vdekshmërinë mesatare të viteve të mëparshme, sipas Eurostat, e lidhur me pasojat e pandemisë së Covid-19. Edhe në nëntor, në disa shtete janë shënuar deri në dyfishim të vdekjeve, me bazë vjetore, p.sh. +91% në Sloveni, apo +97% në Poloni, sipas Eurostat.”

Football news:

Pioli about Milan: We are proud that we have a young team, but we need stability
Laporta became president of Barcelona again. Under him, the club took 6 trophies in 2009
Mourinho on 4-1 with Palace: Good week. At half-time, he said he was happy to concede a goal, the players thought I was crazy
Liverpool dropped to 8th place in the Premier League, on lost points - 9th
Xavi won the 6th trophy in his coaching career. His Al-Sadd became the champion of Qatar
Laporta is ahead of Font and Freixa according to the results of the poll of those who voted in the election of the president of Barca
Solskjaer won all 3 matches with Manchester United in the away match against Man City. This is a club record