Albania

Hajdari flet për naftëtarët në Kuvend: Vidhet nafta e shitet në të zezë, Rama: Po gënjen nga padituria, nuk jemi më në komunizëm që kur babai juaj, i ndjeri vendosi ta shembë

Rudina Hajdari ka folur sot nga foltorja e Kuvendit për naftëtarët e Ballshit.

“Sot takova burrat dhe gratë naftëtarë të cilët janë prej  dy jaësh në grevë urie. Ata kanë kërkesën më minimaliste të sigurojnë jetesën e tyre për shumë gjëra që të duhen që të mbijetosh.

Elena Dhurata, Moza, Hëna floresha. nuk arrijnë dotë ti japin llogari se përse këto gra nuk arrijnë tu garantojnë fëmijëve bukën e gojës. Nuk është e vërtetë se Armo del me humbje. Specialistët dhe ponënjësit më treguan me detaje se armo po vidhet nafta shitet në të zezë, dhe për rrjedhojë vazhdon me atë kompani që nuk paguan as taksat dhe lekët.

Lekët e pagave të këtyre nënave vidhen. ska turp më të madh se ky se sa të grabitësh bukën e tyre.

Se di a ka akt më të turpshëm se sa të mos paguash rrogat e tyre. Ska trup se sa një kryeministër që hesht dhe tallet me bukën e gojës së tyre. e mbajtja premtimin e tyre dhe do mundohem me sa të mundem e ku të mundem e do të jem në krahun e tyre që kjo të mos përsëritet më kurrë. Nafta dhe të gjitha pasuritë smund të shërbejnë si pasurim kur qytetarët trajtohen si të nivelit të dytë e vuajnë për bukën e gojës. Ata që e kanë shkaktuar do të dalin përpara drejtësisë.

Sado vazhdoni me hilet jam e binzur se koha juaj mbaron dhe do të mbarojë shumë shpejt.

Vota do shgërbejë tu tregojë qytetarëve që skanë të drejtë dhe kjo  do dali hapur. Vota parapqlëyese do jetë akti i parë drejt ndryshimit të sistemit, ndëshkimit të atyre deputetëve. ju do humbisni për këtë jam e sigurt, beteja do vahzdojë.

Hapi tjetër është të vazhdojmë nga reforma në drejtësi te reforma e thellë në shtet”, tha Hadari.

Edi Rama i është përgjigjur Hajdarit dhe tha se ajo po gënjen nga padituria pasi smund të vidhet nafta me fabrikë të fikur.

“Hallet e njerëzve nuk zgjidhen me padituri dhe duke gënjyer. Ju gënjeni nga padituria. ju thoni se nafta po vidhet ndërkohë që fabrika është e fikur

Kush e vjedh naftën kur rafineria është e fikur. Ata nuk marrin rrogat sepse fabrika nuk punon. është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, nga padija mund të bëni më shumë dën se sa mirë. Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju që unë hesh e bëj sikur dëgjoj. Dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Punonjësit e një kompanie private sepse nuk është e shtetit, që nga koha e  qeverisë së partisë tuaj ajo nuk është më në dorën e shtetit. Punonjësit e një kompanie që falimenton trajtohen me asistencë sociale, ky është detyrimi i shtetit. Ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre por nuk janë aty se duan  asistencë sepse asistenca do sillte largimin e tyre nga aty. Pagat sua jep shteti.

Nuk jemi më në komunizëm që kur babai juaj i ndjeri dhe të tjerë vendosën ta shembin.

Meqë ke kontakt me ato gratë bëj u thirrje ta mbyllin grevën. Iu ftoj të bashkoheni me mua ta mbyllin grevën. Smund të lëviz nëse nuk e bëjnë. Sepse janë parimet që ka shteti”, tha Rama.

j.l./ dita

Football news:

Khabib reacted to Maradona's death: One of the greatest. Millions love football because of it
Gasperini on 2:0 with Liverpool: This is unbelievable. Atalanta played their football
Simeone on Maradona's death: Impossible to believe. He infected us with football. This is a great loss for me
Bayern and city are already in the Champions League play-offs. Who is already with them, and who is in step?
Conte Pro 0:2 from Real Madrid: We saw the difference between them and us. Inter made too many gifts
Liverpool have never scored a goal against Atalanta in their home Champions League match
Liverpool lost at home for the first time in 2 years! Gave Atalanta a couple of goals and never hit a goal