Albania

Hapet Franca pas 8 muajsh izolim, nga nesër hiqet maska dhe nga e diela ora policore

Franca do të shfuqizojë detyrimin për mbajtjen e maskës, në ambiente të jashtme dhe do të heqë orën policore, e cila zgjati tetë muaj, si masë për frenimin e koronavirusit.

Vendimi për maskën vlen nga nesër, ndërsa për orën policore nga e diela.

Kryeministri Jean Castex tha se situata në Francë është duke u përmirësuar shumë më shpejt sesa pritej dhe se francezët janë duke përjetuar “një kthim në jetën normale”.

Castex tha se është “lajm shumë i mirë” që ora policore do të hiqet 10 ditë më herët sesa planifikohej.

Veshja e maskës do të mbetet e detyrueshme vetëm në vende të mbushura me njerëz, të tilla si tregjet në rrugë dhe stadiumet, tha ai.

Franca, javëve të fundit, është duke regjistruar mesatarisht 3,900 raste me koronavirus në ditë.

Në kulmin e muajve mars dhe prill, ky vend ka regjistruar mbi 35,000 raste të reja në ditë.

Mbi 58% e popullsisë së rritur të Francës ka marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Të martën, vaksinimi është hapur edhe për fëmijët e moshave 12-18 vjeç.

Franca ka regjistruar gjithsej 110,563 viktima nga koronavirusi, një nga shifrat më të larta në Evropë.

j.l./ dita

Football news:

Diego Costa can move to Besiktas. He is offered 3 million euros a year and 2 million for signing
Richard Dunn: Diash is young, but he has a special aura around him. He will be able to claim the captaincy at City
Rafael Benitez: Working at Everton is a chance to show that I want and can compete with anyone
Davide Calabria: It's even better if no one believes in Milan. Our goal is to add
Lyon made a request to Chelsea for Emerson. The defender of the Italian national team is Interesting to Inter and Napoli
Lewandowski trained on the weekend to get in shape before the start of the season
I'm Cristiano Ronaldo and I only send the ball into the net. The forward refused the crossbar challenge in Real Madrid