Albania

Hapet kantieri i parë i rindërtimit pas tërmetit në Tiranë, Rama: Lagje e re për 11 mijë banorë

Qeveria ka hapur kantierin e parë të punës për një nga lagjet e reja të Tiranës. Në ceremoninë e nisjes së punimeve tek lagjia “5 Maji” në Tiranë që njihet dhe si zona e “Bregut të Lumit”, kryeministri Edi Rama u shpreh se,

“Procesi i rindërtimit hyn një fazë të re, pasi po çelet kantieri i parë i madh i kryeqytetit. Këto nuk janë thjesht përgjigje për familjet që humbën strehën nga tërmeti i 26 nëntor, por një reagim ndaj krizës së shkaktuar nga natyra në fuksion të së ardhmes. Çdo krizë është një mundësi e madhe. Kjo ishte një e keqe shumë e madhë për ato familje që humbën tragjikisht të afërmit dhe strehen, por e mira në këtë të keqë është se ne po ngrihemi më lart se përpara se të ndodhtë kjo tragjedi. Vendet e goditura nga tragjedia, do të jenë më të mira se para se të goditeshin nga tërmeti. Po ndërtojmë një qendër të re të Tiranës”, tha kryeministri.

Kjo lagje e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore”.

o.j/dita.

o.j/dita

Football news:

Tottenham's Vinicius is the Europa League player of the week. He scored 2+1 in the match against Ludogorets
Ex-President of Barca Laporta will take part in the new elections
Antonio Cabrini: Maradona would still be alive if he played for Juventus. The love of Naples was strong but unhealthy
Ferguson on Rashford's charity: Fiction for a young man. He should give me some advice
A Preston player who twice touched an opponent's genitals was disqualified for 3 matches for aggressive behavior
Atalanta Director: everything is fine with Miranchuk, there are no symptoms of coronavirus
Kovid mocks the Latvian championship: the team got only 8 people (but still did not finish the match)