logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
o
q
y
Nothing found
ICO
starBookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Haradinaj emëron këshilltar të tij ish-drejtorin e burgjeve

Grupit të këshilltarëve të kryeministrit Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe një anëtar.

Shefi i Qeverisë ka emëruar këshilltar për burgjet ish-drejtuesin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i cili është larguar ditë më parë nga kjo detyrë pasi ka mbushur moshën e pensionimit.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar vetë ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai tha se pozitën e këshilltarit të kryeministrit për burgjet e ka marrë nga data 12 mars.

Zogaj më 27 shkurt të këtij viti ka dorëzuar postin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kjo pasi që ai ka dalë në pension.

Pozitën e të parit të Burgjeve të Kosovës nuk e ka marrë ende askush.