Albania

Historia e vërtetë e pacientit të kuruar me penicilinë

Zbulimi i penicilinës nga Aleksandër Flemingu në vitin 1928 njihet si një rast fatlum që ndodhi mbi një punonjës të pakujdesshëm që kishte lënë një pllakë me kulturë bakteriale të hapur mbi tavolinën e punës, ndërsa ishte me pushime.

Kërpudha që u vendos mbi të vrau të gjitha bakteriet dhe Flemingut me fat i atribuohet shpëtimi i botës.

Por jo e gjitha ishte rastësi.

Në të vërtetë mjeku skocez kishte vite që merrej me kërkimin e agjentëve antimikriobialë.

Megjithatë Flemingu nuk arriti të krijonte medikamentin sepse hasi në vështirësi të mëdha për ta pastruar.

Këtë detyrë e përfunduan Howard Florey, Erns Chain dhe Norman Heatly në Oksford pas më shumë se 10 vitesh punë.

Nevojat që lindën nga lufta shërbyen si katalizator. Pacienti i parë i kuruar me penicilinë ishte agjenti Albert Aleksandër.

Sipas legjendës popullore Aleksandri u prek nga septicemia si pasojë e një gërvishtje kur po priste trëndafila në kopshtin e komisariatit të Wooton-it, në kontenë e Oksfordit në fillim të vjeshtës 1940.

Gjendja e Aleksandrit përkeqësohej shpejt.

Shkencëtarët menduan se mund ta përdornin penicilinën tek njerëzit, pasi kishin kuruar infeksione tek minjtë dhe pasi e kishin testuar sigurinë e saj tek një i sëmurë në fazë terminale.

Polici që në atë periudhë gjendej i shtruar në Radcliff Infirmary në Oksford ishte i mbuluar nga abcese dhe kishte humbur njërin sy.

Aleksandri mori një dozë fillestare prej 200 miligramësh penicilinë, e ndjekur nga 300 çdo tri orë gjatë 5 ditëve.

Pacienti pësoi një përmirësim të dukshëm, por organizmi e eliminonte kaq shpejt formulën origjinale, saqë Florey e krahasoi misionin e tij me përpjekjen për të mbushur një vaskë pa tapë.

Kjo ishte arsyeja se pse e përsërisnin dozën me këtë frekuencë.

Urina e pacientit mblidhej dhe dërgohej në njësinë e prodhimit të penicilinës në shkollën e patologjisë së Sir William Dunn, ku Chain pastronte në mënyrë të dëshpëruar medikamentin e nxjerrë për ta ripërdorur.

Por nuk nxori mjaftueshëm. Aleksandri u përkeqësua dhe vdiq.

Megjithatë përmirësimi i përkohshëm i tij ndihmoi ekipin të vazhdonte kërkimet në prodhimin e sasive të mjaftueshme të antibiotikut që mund ta kishin kuruar.

Florey u nis për në Amerikë në shoqërinë e Heatly-t. Aty bindën disa shoqëri të mëdha farmaceutike që të shtonin prodhimin.

Falë tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore mijëra ushtarë aleatë u mbijetuan plagëve të marra në fushën e betejës dhe morën trajtime kundër sëmundjeve seksuale, duke përfshirë edhe gonorrenë. Kjo punë ishte fillimi i revolucionit të antibiotikëve. /El Pais/bota.al/

Football news:

Tottenham – Arsenal. Who will win: Mourinho or Arteta?
Zinedine Zidane: if the referee gives a penalty, it means it is a penalty
Lizard on the criticism of VAR: In Real life, they don't pay attention to conversations outside the team
Real need to score 5 points in 3 rounds to win La Liga
Gasperini about the 1/4 final of the Champions League: the Match with Juventus is an imitation of the games with PSG
Courtois played 18 dry games in the La Liga season. Real's record is one game away
Real Madrid won the 8th victory in a row and does not miss 5 matches