logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Horoskopi, 15 mars 2018

Dashi

Pritet një ditë e mirë, më gjithë “përplasjen” e Mërkurit me Afërditën dhe me një Hënë “zevzeke”. Megjithatë e keni vetë në dorë për të bërë që gjithçka të shkojë mirë në planin sentimental.

Demi

Në sajë të një Afërdite në një orbitë shumë të favorshme pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe në mënyrë të veçantë mjaft interesante në dashuri.

Binjakët

Me Mërkurin në një pozicion të favorshëm në shenjë dhe me një “qiell” të dominuar nga yje të mirë me siguri që dita e sotme do të jetë nga më të favorshmet. Mund të jeni një surprizë të bukur.

Gaforrja

Marsi dhe Urani sot janë në një pozicion të tillë që të bëjnë të ndjehet “pesha e tyre“, prandaj pritet një ditë disi problematike ku nuk do të mungojnë tensionet. Kujdes në raportet me partnerin.

Luani

Sot yjet duket se janë shumë “të ftohtë” me ju, prandaj do t’ju duhet që të përpiqeni shumë vetë. Dhe me karakterin që keni ju,  si zor se do të kërkoni ndihmën e të tjerëve.

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor sot duket se është përgjithësisht pozitiv, sidomos me Mërkurin dhe Afërditën në harmoni në shenjë, është mirë që të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni.

Peshorja

Janë shumë yje sot që mund ti konsideroni si aletatët tuaj, prandaj parashikmet janë për një ditë nga më të mirat, në shumë aspekte. Kujdes, mos jepni mendime e mos hyni në diskutime pa vend.

Akrepi

Ndikimi i fuqishëm i Marsit në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më evident, por hyrja në linjë edhe e Saturnit në një orbitë jo të favorshme për ju mund të ketë reflekse negative. Pozitiv erosi.

Shigjetari

Keni shumë kohë që hartino projekte por nuk keni kurajën t’i paraqitni atje ku duhet. Ndoshta sot (me ndihmën edhe të Mërkurit) mund të merrni spunton që ju mungon për të bërë hapin e parë.

Bricjapi

Me Marsin, Afërditën e deri diku edhe Uranin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, nuk ka sesi të mos ju ecë mirë sot, sidomos në planin sentimental e në dashuri, ku jeni favoritët kryesorë.

Ujori

Edhe kuadri yjor juaji është shumë pozitiv, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë e kanë hënën disi kundër dhe mund të ndikohen negativisht në planin sentimental. Mirë sektori i parave.

Peshqit

Janë Mërkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin fuqishëm duke ju ruajtur edhe nga ndikimi negativ i dyshes Jupiter-Pluton. Një situatë e ndërlikuar zgjidhet me impenjim, jo duke iu shmangur.

Themes
ICO