Albania

Horoskopi, 27 tetor 2020

Dashi
Kuadri yjor duket i mirë, prandaj përpiquni të përfitoni për të rikuperuar diçka nga ajo që keni humbur. Nuk ju mungojnë idetë, por duhet t’i formuloni më mirë që të kuptohen nga ta që i dëgjojnë.

Demi
Me pak më shumë gadishmëri dhe dëshirë për të bërë mund ta ktheni “fatin” në favorin tuaj edhe në një ditë si kjo, ku yjet i keni kundër. Ju këshillohet kujdes dhe qetësi në raportet me eprorët.

Binjakët
Ndoshta sot do të jetë momenti i përshtatshëm, duke pasur parasysh edhe kuadrin yjor, për të bërë atë që prej shumë kohësh vetëm sa e mendoni.Ndoshta mund të jetë fjala për një ndryshim esencial.

Gaforrja
Parashikohet një ditë e mirë në shumë aspekte, por në mënyrë të veçantë jeni të favorizuar në raportet ndërpersonale, pasi keni mbështetjen e Afërditës. Kujdes, Hëna sot ju bën shumë të ndjeshëm.

Luani
Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht i qetë, jeni ju ata që nuk dini të ruani qetësinë në momentet kur aq shumë keni nevojë për të. Një rol negativ ndoshta luan gjendja juaj financiare aspak e mirë.

Virgjëresha
Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni, optimizmi juaj proverbial është një garanci për t’ia dalë mbanë pa shumë probleme. Nuk është çudi që një kundërshtar i juaji t’ju bëjë një propozim interesant.

Peshorja
Pritet një ditë e mirë në përgjithësi dhe për ata që merren me biznes në veçanti, pasi në këtë aspekt do të keni të gjithë mbështetjen e Mërkurit në shenjë. Luhatjet në humor shkaktohen nga Hëna e pastabilizuar.

Akrepi
Pasionantë, por edhe shumë polemikë ju bën Marsi agresiv në shenjë, prandaj kini kujdes sepse sot mund të grindeni edhe me njërëzit që vlerësoni më shumë. Të kontrolloni shpenzimet nuk do të thotë të jeni kopracë.

Shigjetari
Qielli juaj sot mund të errësohet disi, për shkak të hijës së rëndë të Jupiterit, që gjithsesi nuk do të ketë ndonjë rol edhe aq negativ. Madje në planin sentimental mund të sjellë të papritura të këndëshme.

Bricjapi
Për shkak të një Hëne aspak “miqësore” sot pika juaj e dobët do të jenë raportet ndërpersonale, ku do ta keni vështirë të arrini një marrëveshje. Megjithatë, në planin profesional jeni në një pozitë që jua kanë zili.

Ujori
Dyshja Mars-Afërditë sot do të jetë një binom që ju “imunizon” nga efektet negative të një Saturni më acaraues së kurrë. Parashikohet një ditë mjaft pozitive, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë afektiv.

Peshqit
Pas një periudhe çorientimi e konfuzioni duket se gjërat kanë percipituar në nivelin që mund të dalloni rrugën e drejtimin që duhet të merrni tani e tutje. Afërdita po ndikon pozitivisht në aspektin moral dhe për erosin.

Football news:

Pep Guardiola: Manchester City have reached the knockout stages of the Champions League and can focus on other tournaments
Hazard scored the first goal for Real Madrid in the Champions League-inter with a penalty
Guardiola reached the Champions League play-offs for the 12th time out of 12. This is a record among coaches
Joseph Blatter: God called Maradona home
The streets of Naples and Buenos Aires are very sad. This day is a tragedy for millions
Manchester City reached the 1/8 final of the Champions League
The world says goodbye to Maradona. Even the English forgot about the Hand of God and recognized the greatness of the legend