Albania

Hoxhaj së bashku me Kryesinë e PDK-së dorëhiqen para konventës zgjedhore

PRISHTINË, 24 qershor /ATSH/ Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj kanë dhënë sot dorëheqje nga pozitat aktuale për shkak të mbajtjes së Konventës së partisë më 3 korrik.

Në një konferencë për media, Hoxhaj tha se zgjedhjet e brendshme do ta nxjerrin PDK-në edhe më të fortë dhe bashkuar, por ai nuk bëri të ditur nëse do të kandidojë për të parin e partisë.

“Një nga vendimet është që Kryesia e PDK-së dhe unë si ushtrues i detyrës japim dorëheqje nga gjitha pozitat në kryesi. Nga ky moment ne i pushojmë funksionet partiake deri në mbajtjen e konventës më 3 korrik të këtij vitit. I vetmi që funksionon është grupi punues, i cili merret me përgatitjet e Konventës. Dorëheqja ime dhe e Kryesisë së PDK-së është një akt demokratik dhe statutar dhe përçon shembullin e mirë të një partie politike serioze, e cila do të dalë edhe më fortë pas 3 korrikut”, tha Hoxhaj.

Duke ftuar të gjithë anëtarët që kanë vullnet të kandidojnë për kryetar të partisë në konventën e ardhshme zgjedhore, Hoxhaj tha se PDK-ja ka nevojë për një përkushtim të ri si parti.

“Unë dua që t’i ftoj të gjithë anëtarët e PDK-së, deputetët, anëtarët e kryesisë, kryetarët e degëve, kushdo që ka dëshirë le të garojë për të parin e partisë. PDK ka nevojë për energji të reja, ka nevojë për një vizion të ri dhe ka nevojë për një përkushtim të ri si parti politike. Kush dhe kur garon duke përfshirë edhe kandidaturën time, është temë e ditëve të ardhshme”, tha ai.

Hoxhaj tha se PDK duhet t’i prijë ndryshimit dhe bërjes opozitë aktive ndaj pushtetit që sipas tij po synon të tjetërsojë arritjet e Kosovës.

“Shoqëria jonë në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar. Këtë ndryshim duhet ta përqafojë dhe reflektojë PDK-ja, por pa harruar asnjëherë bazën e themeluesve të saj që buron te lufta e UÇK-së për liri e pavarësi”, tha Hoxhaj.

I pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit, Hoxhaj tha se PDK e mbështet dhe kërkoi nga Qeveria e Kosovës ta zbatojë të njëjtën.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Aguero underwent a course of stem cell treatment to restore the cartilage of the knee joint
Mills on Varane at Manchester United: I'm not sure that he will be like van Dijk or Dias. There are 6 difficult matches in La Liga, not counting the Champions League
Memphis Depay: I don't care if they call me a rebel. Suarez won a lot not because he is the nicest person on the field
Barca will not have to register Messi as a newcomer. He will be able to work at the training camp without signing a contract
Petkovic headed Bordeaux. He worked with the Swiss national team since 2014
Chelsea may include Zouma in the deal with Sevilla for Kunde
The Ronaldo Museum has released a limited collection of T-shirts in honor of the 100th goal for Juventus