Albania

Hysaj pjesë e 100 lojtarëve më të shtrenjtë të planetit

Peformanca e Elseid Hysajt tek Napoli ka bërë që jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj të thuren elozhe në drejtim të lojtarit. Skuadra jugore me Hysajn në mbrojte është më e sigurt dhe në fakt performanca e shkodranit nuk ka kaluar pa u vënë re.

Shpesh kohët e fundit në drejtim të lojtarit janë shfaqur në skenë disa klube me peshë si Atletico Madridit, Chelsea, Man.United apo dhe Bayerni i Mynihut, të cilët kërkojnë të transferojnë Hysajn në radhët e tyre.

Sidoqoftë përtej merkatos, observatori futbollistik me seli në Zvicër ka bërë publike listën e 100 futbollistëve më të shtrenjtë, ku pjesë e saj është mbrojtësi kuqezi. Hysaj mban vendin e 89 dhe vlera e kartonit të tij përllogaritet në 60.1 milionë euro.

Shkodrani ka lënë pas vetes shumë futbollistë të tjerë cilësorë si Radja Naingolan, Nemanja Matiç ,Mesut Ozil, Florentin Toliso dhe Edin Dzeko. Gjithashtu pjesë e ‘top 100’ të futbollistëve më të shtrenjtë qëndrojnë edhe Granit Xhaka në vendin e 74 si dhe Shkodran Mustafi në vendin e 94.

Vendin e parë e mban Harry Kane i Totenhamit, vlera e të cilit është 200 milionë euro. Pas tij vijnë Neymar, Mbappe dhe Messi, ndërkohë Cristiano Ronaldo në vendin e 24-t. Vlera e portugezit kap shifrën e 103 milionë eurove.

4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Football news:

Lampard on 3-0 with Watford: a dry Win at home, three goals scored-Chelsea played very well
Pulisic on 3-0 with Watford: Chelsea needed this win. We are confident that we can get into the top 4
Rebic scored 9 goals for Milan in 11 Serie A matches
Mikel Arteta: getting Arsenal into the Champions League seemed impossible a few weeks ago
Бав Bayern won the gold double in Germany for the 13th time
Neuer provided an assist in the German Cup final with Bayer
Sarri about 4:1 with Torino: Juve had a false sense of security after a couple of goals