Albania

“I ati i kërkoi marrëdhënie seksuale”, rrëfimi i miqve që i erdhën në ndihmë 18-vjeçares së abuzuar: Ishte e tronditur, vetëm qante

Dy miqtë e ngushtë të 18-vjeçares së abuzuar seksualisht nga babai në Korçë rrëfyen për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, momentet e tmerrit të adoleshentes.

Shoku dhe shoqja e saj e kishin çuar 18-vjeçaren deri te shtëpia e babait dhe po ato dy i kanë ardhur në ndihmë pas skandalit.

Dy të rinjtë rrëfyen përjetimin e tmerrshëm të ngjarjes, teksa thanë se në orët e para të mëngjesit kanë shkuar të marrin shoqen e tyre, e cila ishte e tronditur dhe vetëm qante.

Shoqja: E pyesja vazhdimisht ‘çfarë ke’ dhe më thoshte se do të tregoj. Më pas më dërgoi disa voice.

Pyetje: Çfarë ndjeje ti kur dëgjoje bisedat?

Shoqja: Dridhesha e tëra, e humba fare.

Pyetje: Si ishte gjendja e saj në mëngjes, kur vajte me shokun tënd?

Shoqja: Qau direkt.

Pyetje: Ishte e shqetësuar kur e dërgove te babai?

Shoqja: Thjesht kishte një parandjenjë të keqe, ndjente që do të ndodhte një gjë e keqe.

Pyetje: Ti i dije problemet familjare të saj?

Shoqja: Po normale, e dija gjithë historinë e saj.

Pyetje: Çfarë ndodhi pas vajtët rreth orës 4 të mëngjesit në qendër dhe morët shoqen?

Shoqja: Kur erdhi te shtëpia ime në orën 5 të mëngjesit, fola me të. Më pas, pritëm sa doli mami im nga puna. Ne shkuam në polici, po atë ditë u kap dhe babai i shoqes sime, që nuk e Meriton emrin ‘baba’. Ai u kap në fshat atë pasdite. Më pas, bisedat audio i kam hedhur në disk dhe i kam printuar dhe në fletë, por ditën tjetër.

SHOKU i 18-vjeçares: U nisa rreth orës 2 të mëngjesit, më njoftoi shoqja ime. Më tregoi si ishte problemi. Unë u nisa direkt në fshatin e saj. Kur e dërguam te babai ishte normale, kur e morëm ishte e tronditur, shumë e demoralizuar, nuk kam fjalë.

Pyetje: Çfarë ndodhi pasi e morët?

Shoku: Nuk doja ta trondisja më shumë, e lashë të rrinte në qetësinë e saj. E pyeta njëherë çfarë ndodhi, por ajo vetëm po qante.

18-vjeçarja e abuzuar

Pyetje: Si u ndje mamaja?

18-vjeçarja: Nuk është e lehtë për një nënë të dëgjoj këtë gjë.

Pyetje: Sa e menduar denoncimin?

18-vjeçarja: Nuk e mendova fare, ishte dicka që duhej bërë, sepse 20 vite dhunë nuk e denoncuam kurrë, por kjo ishte dicka që nuk mbante.

Football news:

Liverpool and other Premier League clubs are Interested in midfielder Schalke McKenney
Real Madrid is ready to terminate the contract with Bale, paying him a salary for two years (ABC)
Manchester City were preparing for a meeting at CAS before UEFA issued a decision to ban them from the Champions League
Zidane about Hazard: This is a difficult situation. I hope that on Thursday he will be ready for 100%
Nemanja MATIC: I Think Manchester United deserve a place in the Champions League. If we win three games, we will get there
Wycombe reached the championship for the first time in 133 years. Akinfenwa (Yes, that Jock from FIFA) is going crazy-he was personally congratulated by Klopp
Manchester City intends to sign Lautaro, alaba and Coulibaly after the cancellation of the ban on European competitions