Albania

I riu shqiptar u ekzekutua gabimisht nga policia, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e tij

Dhjetë vite pasi policia greke ekzekutoi të riun shqiptar, gjykata dëmshpërblen me 410 mijë euro familjen e tij.

Ai u vra më 16 shkurt të 2010 nga policia greke gjatë një shkëmbimi me armë mes policisë dhe një bande grabitësish shqiptarë.

Sipas mediave greke, banda në fjalë drejtohej nga një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, Marian Kolaj, edhe ky i ekzekutuar gjatë një tjetër përballje me policinë greke në afërsi të kufirit shqiptar në 21 korrik 2013.

Todi u vra me 4 plumba nga policia greke, që e ngatërroi me banditët në lagjen Virona të kryeqytetit helen. U deshën 10 vjet që të kalohen të gjitha fazat e gjyqësorit grek në një maratonë gjyqesh dhe ekspertizash të cilat më në fund dhanë drejtësi për familjen shqiptare Todi.

Sipas vendimit të gjykatës, shteti grek duhet të dëmshpërblejë bashkëshorten dhe djalin e mitur të viktimës, si edhe prindërit e tij për humbjen e pësuar ndërsa nuk pranoi rekursin e avokatit të shtetit, i cili kërkoi pakësimin e dëmshpërblimit për shkak të krizës financiare që po kalon vendi.

Pamje nga përleshja e armatosur në 2010, ku mbeti i vrarë Nikolla Todi.

h.b/dita

Football news:

Monaco have re-loaned Onyekuru to Galatasaray
Karavaev on the Eredivisie: The fans are used to goals. Even if the team lost 2:3, they are happy
Mourinho on Lampard's resignation: Football is cruel, especially modern
Dzeko denied West Ham. Striker wants to leave Roma in the winter
Milan wants to sign Porto midfielder Otavio for free in the summer
Manchester United may loan Lingard to West Ham
Mourinho on the double Ntombela: He's very creative. One of those who knows how to sharpen the game