BRUKSEL, 24 tetor /ATSH-AA/ – Importet e laptopëve në Bashkimin Europian në muajin prill arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për shkak të punës ose studimit nga shtëpia mes pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas departamentit të statistikave të bllokut europian Eurostat, njerëzit po ashtu mbështeten në takime virtuale dhe videobiseda me miqtë dhe familjet gjatë kësaj periudhe.

Sipas të dhënave nga Eurostat, importet e laptopëve në BE në muajin prill arritën rreth 2,9 miliardë euro dhe pothuajse 16 miliardë euro gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 33,75 % në bazë vjetore.

Sasia më e lartë e importeve të laptopëve në muajin prill dhe në shtatë muajt e parë të këtij viti u regjistrua në Holandë, Gjermani dhe Çeki.

Kina është burimi kryesor për importet e laptopëve në BE-së, duke siguruar 90 % të të gjitha importeve të laptopëve në vitin 2019 dhe 2020.

Importet e laptopëve në BE-së nga Kina shënuan një rritje prej 19 % duke arritur në 14,4 miliardë euro në periudhën e shtatë muajve të parë të vitit 2020./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.