Albania

Inxhinieri i njohur tregon kritikat e Moikom Zeqos për Nexhmije Hoxhën: Isha i pranishëm, kur ai tha se po tejkalonte kompetencat me ndërhyrjet e saj

Inxhinieri i njohur, Vladimir Agalliu, (anëtar i Bordit të Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulente) rrëfen miqësinë me eruditin Moikom Zeqo, të ndarë nga jeta mëngjesin e së hënës që lamë pas, në moshën 71-vjeçare.

Ai tregon njohjen me të gjatë viteve studentore në Tiranë, duke theksuar se Moikomi që në rini dallonte ndër të tjerë, duke sjellë në vëmendje parashikimin e publicistit LLazar Vero për të. “Do të bëhet ‘kokë e madhe’”, i patë thënë nën zë.

Po ashtu, Agalliu flet për një Moikom jo vetëm të pasur me dije të gjithanshme, por edhe kurajoz në momente kyçe. I pranishëm gjatë Kongresit të 10-të, ai rrëfen kritikat që shkrimtari i bën Nexhmije Hoxhës për disa ndërhyrje, që sipas tij i tejkalonin kompetencat e saj dhe se si u duartrokit në sallë për guximin.

Vladimir Agalliu:

Ndarja e parakohshme dhe kaq e papritur nga jeta e Moikomit, më nxiti të shpreh publikisht disa nga mendimet e mia për këtë figurë të shquar. E kam njohur qysh në fundvitet ’60, kur ishim në vitin e dytë të studimeve në Universitetin e Tiranës. Ai në Fakultetin e Histori -Filologjisë e unë në atë të Inxhinierisë.

Na prezantoi për herë të parë miku dhe shoku ynë i përbashkët, Llazar Vero, që po ashtu në atë kohë ishte student e shok kursi me Moikomin. “Ladi, njihu me këtë shokun tim nga Durrësi”, më tha. Dhe ne, pasi u prezantuam, shtrënguam duart.

Pastaj si pak mënjanë e nën zë, por me seriozitet, Llazari më tha: “Do bëhet kokë e madhe ky”.

Unë i besoja fjalëve të Llazarit dhe kjo frazë më mbeti në mend dhe e kam kujtuar tërë jetën. Dhe për hir të së vërtetës, asnjëherë nuk u zhgënjeva nga qëndrimi, vepra apo krijimtaria e Moikomit.

Në çdo prezantim të veprave të tij spikati origjinaliteti dhe përmbajta e thellë filozofike e shkencore. Ai ishte mbrojtësi i denjë dhe kontribuuesi i madh në evokimin dhe mbrojtjen e çështjes sonë kombëtare. Ndërkohë, ishte edhe një shok i gjendur, origjinal dhe komunikues me shokët e tij.

Ishte sa origjinal, edhe kurajoz dhe e shprehte mendimin e tij hapur. Unë do të kujtoj vetëm një episod publik që e kam përjetuar nga afër. Bëhet fjalë për diskutimin e tij në Kongresin e 10-të të PPSH-së(ose siç njihet ndryshe Kongresi i Parë i Partisë Socialiste, pasi në këtë Kongres mori edhe emrin e ri PSja.

Ishte seanca e dytë apo e tretë e diskutimeve në Kongres dhe pas polemikave që shkaktoi diskutimi i Dritëro Agollit në seancën e parë (i cili, në mënyrë figurative tha se Partia e Punës është në shtratin e vdekjes dhe siç dihet, dikush në sallë e vërshëlleu).

Më pas reagime, por edhe diskutime të tjera po ndiqeshin me interes. Me të njëjtin interes u ndoq edhe diskutimi i veçantë i Moikom Zeqos, i cili në fjalën e tij e vuri theksin kritik edhe te ndikimi, shpeshherë me pa të drejtë dhe i dëmshëm i disa prej kuadrove, apo figurave drejtuese të partisë së asaj kohe në probleme shoqërore apo ekonomike.

Dhe kur Moikomi midis të tjerash kritikoi me emër e mbiemër edhe të shoqen e ish-udhëheqësit të asaj kohe, Enver Hoxha, për disa ndërhyrje jashtë kompetencave, salla e duartrokiti diskutimin e Moikomit.

Moikomi, edhe një herë si gjithmonë, solli për shoqërinë një gjë të re. Vepra e Moikomit do të mbetet përjetë në lartësitë e historisë që veç brezat, gjithnjë e më shumë, dinë ta zgjedhin më mirë se ku e kanë vendin ato vepra dhe krijuesit e atyre veprave.

Football news:

Real need to score 2 points in 2 matches for the championship
Solskjaer on Southampton's 96th-minute goal: Manchester United won a lot of games like this. This is football
Inter came in second place in Serie A. Juventus has 8 points more, with 6 more rounds to play
Maguire on the draw with Southampton: We controlled the game and did enough to win
Maradona could become the face of the world Cup-94 for 100 million dollars. Diego refused – the contract required him to take American citizenship
Benzema scored his 19th La Liga goal. Messi Has 22
Belotti is the first Torino player in 43 years to score at least 15 goals in two consecutive seasons