Albania

IZRAEL –  Realizohet fluturimi i parë tregtar Tel Aviv-Dubai

TEL AVIV, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Për herë të parë, një avion tregtar izraelit u ngrit sot nga aeroporti Ben Gurion në Dubai, një ngjarje që u bë e mundur nga marrëveshjet e normalizimit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fluturimi, i kryer nga kompania izraelite “Israir”, ishte në dyshim deri dje, sepse nuk kishte asnjë autorizim nga Arabia Saudite për të kaluar në hapësirën e saj ajrore.

Sipas raporteve të medias, një ndërhyrje diplomatike amerikane theu, më në fund bllokimin dhe këtë mëngjes 180 izraelitët e parë u paraqitën në sallën e hipjes në bord.

Ndërkohë, një delegacion ministror nga Bahreini pritet në Izrael sot, i dyti në dy javët e fundit.

Ai drejtohet nga ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Rashid al-Zayani, i cili shoqërohet nga rreth 40 sipërmarrës.

Programi treditor përfshin takime me kryeministrin Benyamin Netanyahu, ministrin e Jashtëm Gaby Ashkenazi, si edhe vizita në bizneset dhe në bursën e diamantit “Ramat Gan” pranë Tel Avivit. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Conte on 2-1 with Milan: Before the winning goal, the result was unfair. Their goalkeeper is the best player of the match
Mikel Arteta: Arsenal did everything right, but they lost. Wins give confidence
Nicolo Barella: We proved that we are stronger than Milan
Go do your voodoo shit, you little ass. Ibrahimovic-Lukaku during the Cup match
Pioli on the defeat by Inter: The only difference was the relegation. There could be any result in equal teams
UEFA has no plans to abandon the Euro in 12 cities. Other options are undesirable
Eriksen scored for Inter for the first time in almost six months - Milan in the Cup in the 97th minute from a free kick