Albania

Ja sa pikë duhen për të kaluar në 4 provimet e Maturës 2020

Pranvera Kola

Maturantët rikthehen në shkollë për konsultimet e fundit para provimeve të detyruara dhe lëndës me zgjedhje që do të zhvillohen në periudhën 8 qershor-18 qershor. Nën masa të rrepta sigurie (përfshirë këtu higjienën, distancimin fizik, si dhe matjen e temperaturës), mijëra maturantë në të gjithë vendin kanë nisur të marrin gjatë ditës së djeshme nga mësuesit e tyre, të gjitha sqarimet e nevojshme rreth përmbajtjes së testeve.

Për shkak të Covid-19, provimet e Maturës 2020 do të zhvillohen vetëm me alternativa.  Dikasteri i Arsimit ka zbardhur tashmë edhe skemën se si do vlerësohen me pikë testet e maturës, duke përcaktuar edhe nivelin minimal të pikëve që maturanti duhet të grumbullojë për të qenë kalues.

Për të qenë kalues në të gjitha provimet (matematikës, gjuhës shqipe dhe letërsisë, gjuhës së huaj, si dhe lëndës me zgjedhje), maturantët duhet të sigurojnë me përgjigjet e dhëna 15 pikë, nga 60 pikët totale me të cilat vlerësohet testi i secilës lëndë.

Plotësimi i Fletës së përgjigjeve

Bashkë me testin, maturantët do të marrin edhe fletën e përgjigjeve, e cila duhet plotësuar me shumë kujdes pasi nëpërmjet saj do të bëhet edhe korrigjimi në sistemin digjital. Plotësimi i fletës së përgjigjes kërkon të paktën 10 minuta. Ndaj duhet të bëni kujdes ne menaxhimin e kohës.

Për të shmangur gabimet e mundshme, çdo maturant po udhëzohet se fillimisht duhet të bëjë plotësimin e testit me përgjigjet e sakta, të cilat më pas duhet t’i hedhë edhe në fletën e përgjigjeve. Kjo e fundit është e strukturuar në tre tabela, duke përmbledhur 20 pyetje secila.

Mbushja me stilolaps e rrethit duhet të bëhet vetëm sipas formatit të përcaktuar, në të kundërt skaneri nuk e njeh përgjigjen tuaj dhe mund të rrezikoni humbjen e pikëve. Kjo fletë nuk duhet të dëmtohet, e as të vihen shenja në tabelat e saj.

Ekspertët e arsimit theksojnë se nëse për një pyetje ju keni mbushur dy rrathë, atëherë përgjigja juaj për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhe si e tillë, do të vlerësohet me 0 pikë. Duhet të bëni kujdes pasi nëse e keni mbushur një alternativë, nuk mund të bëni më ndryshimin e saj. Nëse ju e bëni një gjë të tillë sërish do të vlerësoheni me zero pikë, duke qenë se përgjigja nuk do të vlerësohet dot nga sistemi digjital. Vlerësim me zero pikë do të merrni edhe kur plotësoni më shumë se sa një alternativë të saktë, kur nuk zgjidhni asnjë alternativë, apo kur keni tentuar të përdorni korrektorë për të ndryshuar përgjigjet e dhëna. Njëkohësisht duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi edhe nëse në test e keni gjetur përgjigjen e saktë, por nuk e keni plotësuar në fletën e përgjigjeve, sërish nuk do të merrni pikë.

Ndërkohë sa i takon strukturës dhe përmbajtjes së testit, në udhëzimet e shpallura për maturantët saktësohet se: testi i gjuhës së huaj do jetë i organizuar në tri pjesë. Pjesa e parë vlerëson të Lexuarit dhe të Kuptuarit e një fragmenti të caktuar. ️Pjesa e dytë vlerëson përdorimin e gjuhës, si dhe pjesa e tretë teknikat e të shkruarit. “Nxënësit duhet të llogaritin mirë kohën që u duhet për t’u përgjigjur pyetjeve. U këshillojmë të shfrytëzojnë 60 minuta për pjesën e parë të testit, 20 minuta për përdorimin e gjuhës dhe 30 minuta për shkrimin”, bëjnë me dije specialistët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë do jetë i organizuar në dy pjesë. Në pjesën e parë do vlerësohen arritjet e nxënësve në shërbimin e gjuhës shqipe. Në pjesën e dytë do të vlerësohen arritjet e nxënësve në fushën e letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Fragmentet për të dyja pjesët janë të shkurtra dhe ato për pjesën e letërsisë u takojnë autorëve të përzgjedhur nga programi orientues i rishikuar.

Gjithashtu janë përcaktuar edhe tematikat për testet e matematikës, fizikës, kimisë, si dhe lëndëve të tjera që maturantët duhet të përgatisin gjatë kësaj periudhe. Për testet që e këtyre lëndëve bëhet e ditur se janë llogaritur hapësirat e nevojshme në test që maturantët të mund të kryejnë veprimet për gjetjen e përgjigjes së saktë.

Skema e korrigjimit të testeve të Maturës

  • Plotësimi i fletës së përgjigjeve kërkon të paktën 10 minuta. Duhet të bëni kujdes në menaxhimin e kohës së testit dhe të mos harroni plotësimin e kësaj flete që shoqëron testin, e cila është vendimtare për korrigjimin e testit nëpërmjet sistemit digjital.
  • Mbushja me stilolaps e rrethit të tabelave të fletëpërgjigjes, duhet të bëhet vetëm sipas formatit të përcaktuar, në të kundërt skaneri nuk e njeh përgjigjen tuaj dhe mund të rrezikoni humbjen e pikëve.
  • Nëse për një pyetje ju keni mbushur dy rrathë, atëherë përgjigja juaj për këtë pyetje do të konsiderohet e pavlefshme dhe si e tillë do të vlerësohet me 0 pikë.
  • Duhet të bëni kujdes pasi nëse keni mbushur një alternativë, nuk mund të bëni më ndryshimin e saj në fletën e përgjigjes. Pasi në këtë mënyrë ato nuk do të vlerësohen dot nga sistemi digjital.
  • Po ashtu, nëse për një pyetje në test ju keni qarkuar alternativën e saktë, por nuk keni mbushur rrethin përkatës në fletën e përgjigjes, kjo pyetje do të vlerësohet me 0 pikë.
  • Nëse për një pyetje nuk keni mbushur asnjë rreth, edhe në këtë rast ju do të vlerësoheni po me 0 pikë.
  • Nuk lejohet përdorimi i korrektorit në tabelat e fletëpërgjigjes, pasi alternativat që janë mbushur duke përdorur korrektor nuk do të vlerësohen nga sistemi digjital.

Football news:

Spartak-Lokomotiv: who will win?
Raphael Leau on the victory over Juve: All the Milan players fought for every ball
Griezmann will remain at Barcelona for the next season
Cristiano on the defeat by Milan: Keep your head up and keep working!
This is the best Milan in years: superkambekom with Juve (3 goals in 5 minutes!) saved the intrigue in Serie A
Zlatan Ibrahimovic: I am the President, player and coach! If I had been in Milan since the start of the season, we would have taken the scudetto
Sarri on the defeat by Milan: we played first-class football for 60 minutes. Then-turbidity