Albania

Java kur marrin fund enigmat për garën e 25 prillit

Nga Alfred Peza

Shtatori që po lemë pas shënoi fillimin e sezonit të ri politik, rikthimin e jetës normale parlamentare dhe rindezjen e motorrave, për të parë gjendjen e makinës elektorale të vendit. Rinisja e debateve politike televizive, po ndikon në nxehjen e parakohëshme, të klimës elektorale në ambjentin publik. Ndërkohë që selitë e partive politike, po gëlojnë nga puna parapërgatitore për fushatën e re zgjedhore, liderët po bëjnë kalkulimet e aleancave të ardhshme bazuar tek sondazhet e sotme dhe projeksionet e ditës së votimit.

Është shumë e rëndësishme për tu kuptuar se java që kemi përpara, shënon një kufi të ri, për të gjitha partitë politike. Më 1 tetor pritet të vendoset nga Parlamenti, një piketë e re drejt zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, të pranverës së ardhshme. Në axhendë është implementimi në Kodin Zgjedhor i ndryshimeve kushtetuese të miratuara më 30 korrik, për listat e hapura, koalicionet parazgjedhore dhe pragun elektoral, që i jep fund shumë enigmave, debateve dhe paqartësive.

Përmes këtij hapi aktorët dhe faktorët politikë në lojë, do ti kenë të qarta që tani, rregullat e lojës së madhe elektorale. Krejt ndryshe nga proceset e mëparashme zgjedhore, të zhvilluara në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri, kur vendimet në Parlament mereshin në minutat e fundit të limitit kohor. Kandidatët për deputetë, partitë dhe koalicionet kanë plot 7 muaj kohë në dispozicion, për tu përgatitur në çdo detaj. Kjo javë i jep fund çdo enigme rreth 25 prillit 2021.

Pas kësaj, liderët politikë dhe strukturat drejtuese të partive, nuk kanë më asnjë paqartësi në marjen e vendimeve për çdo etapë të kalendarit të fushatës së tyre. Për programin elektoral. Për përzgjedhjen e listave të kandidatëve për deputetë. Për qartësimin e të gjitha teknikaliteteve që lidhen me mënyrën e funksionimit të listave të hapura, maksimizimin e votave të secilit dhe mekanizmit të përllogaritjes së mandateve në çdonjërën prej 12 qarqeve të vendit.

E njëjta logjikë vlen edhe për qartësimin e të gjitha kombinacioneve, që maksimizon peshën politiko- elektorale të koalicioneve parazgjedhore që pritet të krijohen nga partitë e opozitës, në kushtet kur PS e ka deklaruar se do të garojë sërisht e vetme, si edhe më 2017. Në këto kushte, PD dhe LSI pritet që të sqarojnë sesi do të futen në garë, bashkë apo në koalicione më vete. Pa llogaritur më pas, edhe mundësinë për kolacione të tjera brenda dhe jashtë “Opozitës së Bashkuar”.

Tetori është i rëndësishëm gjithashtu, në aspektin e dimanikës së përgatitjes për zgjedhjet e reja, edhe për shkak të nisjes së punës për ngritjen e KQZ së re pjesë e së cilit përveçse kryetarit të ri ekzekutiv, do të jetë edhe një zv. Komisioner që do të përgjigjet për çështjet e identifikimit biometrik të votuesve. Ky pozicion i është ofruar, një përfaqësuesi që do të zgjidhet nga opozita. Palët janë zotuar në tryezën e Këshillit Politik, për të mbështetur implementimin e identifikimit elektronik të 100% të votuesve që në këto zgjedhje, “nëse teknikisht (kjo gjë) do të jetë e arritshme”!

Hedhja e këtyre hapave për kompletimin e strukturës kombëtare dhe infrastrukturës zgjedhore, nuk do ti pengojë gjithësesi partitë politike, strukturat e saj drejtuese, udhëheqësit politikë dhe kandidatët për deputetë që të vijojnë fushatën vituale në rrjetet sociale, mediat tradicionale dhe në terren me njerëzit. Kuptohet se ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë duhet të mbahen parasysh protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në kushtet e pandemisë globale. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve përmes distancimit social dhe masave parandaluese e mbrojtëse ndaj Covid-19, mbetet parësore.

PS duket se ka përcaktuar projektin e madh të rindërtimit nga tërmeti, rigjallërimin e ekonomisë së vendit dhe biznesit, zgjidhjen e problemeve sociale të njerëzve, rritjen e nivelit të shërbimit nga ana e administratës qëndrore e lokale për qytetarët, si disa prej prioriteteve të saj kryesore. Mbështetja maksimale nga mazhoranca, e implementimit të plotë e të shpejtë të reformës në drejtësi, përmes ringitjes së institucioneve dhe funksionimit me kapacitet të plotë të të gjithë sistemit të ri, mbetet prioritet.

Çdo përpjekje për të devijuar nga kjo axhendë, është thjeshtë pjesë e lojërave të përherëshme politike të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës e Monika Kryemadhit për të krijuar ngërçe artificiale në sistem me qëllim minimin e përpjekjeve për integrimin e shpejtë europian të vendit. Shqipëria ka humbur shumë kohë, në dy vitet e fundit pas djegies së mandateve dhe daljes së “Opozitës së Bashkuar” nga sistemi politik dhe demokratik i vendit. Zgjedhjet e reja, janë mundësia e papërsëritshme për një fillim të ri, mbi të gjitha për vetë opozitën e rrugës!

Football news:

Milan - the first club to have 3 players born after January 1, 1999 scored in a Europa League/Champions League match
Zenith is necessary to protect the Semak. He can become as much of a legend as Semin is to Loco. Sabitov about the coach of St. Petersburg
Morelos scored the 21st goal in European competition for Rangers, repeating Mccoist's record
Tottenham were the first Premier League clubs to lose in the European Cup season
Arsenal have not conceded at home for the first time since July 1. Goalkeeper Runarsson made his debut for the Londoners
Sandro Tonali: Milan on the crest of a wave. The Rossoneri shirt is pressing, but I'm getting in shape
Kadyrov's adviser hit the judge in the groin, and his son was dismissed from Akhmat and banned for three years. At first they all denied