Albania

Jo vetëm ish-Blloku, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve: E gjithë Tirana është në vëzhgim, çdo zonë që ka grumbullime rrezikon mbylljen

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini, ka bërë me dije se po hetohet e gjithë Tirana, për t’u mbyllur me zona, në varësi të grumbullimeve që do të ketë dhe të mosrespektimit të masave.

Në një intervistë për TV Klan, Tomini shton se përveç ish-Bllokut që është konsideruar një pikë e nxehtë, po hetohet e gjithë Tirana nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sipas Eugena Tominit, nuk përjashtohet shtrirja e masave kufizuese edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale.

“Shtimi i pozitivitetit, numri i rritur i pacienteve në spitale dhe rastet e rënda të hospitalizuara dhe raste vdekjesh, dhe me këtë nivel pozitiviteti dhe transmetueshmërie komunitare bëri që Komiteti Teknik të vlerësoje për masat e tjera. Po vëzhgojmë elementet ku kemi grumbullime masive, rini ku grumbullohen më shumë që edhe pse e kalojnë lehtë janë transmetues të gjeneratave. Rikthimi karantinës gjeografike apo totale…po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh. Do jetë opsioni i fundit që do ndërmerret. Shpërndarje në të gjitha grupmoshat, por kemi një pozitivitet që shkon nga 25% -30% tek grupmosha aktive. Pozitivet te të lartë mbi 50 vjeç. Dhe shenja klinike të rënda mbi 70 vjeç”, tha ajo.

j.l./ dita

Football news:

Mikel Arteta: Arsenal in the Premier League are not as formidable in attack as in the Europa League
Roma have 4 wins in 5 rounds of the Eurocup season for the first time
Soboslai could move to Leipzig in the winter if Salzburg fail to qualify for the Champions League play-offs. The midfielder is also of Interest to Bayern
Bale has 200 career goals. He hasn't scored in European competition for 2 years
Fati became socio of Barca, but will not be able to vote in the next election
Jose Mourinho: some Tottenham players coming to visit LASK, Ludogorets, think they don't belong there
Pioli on 4:2 with Celtic: Milan did not lose their head at 0:2 and continued to play as a team