Albania

Johnny Depp, i dobët dhe i shpërfytyruar edhe në Gjermani (Foto)

Johnny Depp vazhdon të shqetësojë fansat e tij. Pasi u shfaqe dukshëm i hollë dhe i zbehtë, në foton e shkrepur nga një admirues në Shën Petersburg pak para se të fillonte një koncert me grupin e tij ( “The Hollyëood Vampires”), aktori është fotografuar në kushte të ngjashme në Gjermani.

Tani rritet dyshimi dhe pyetja që shtrohet është: “Ylli i kinematografisë është vërtet keq apo pamja e tij lidhet me rolin e ardhshëm në kinema?”.

Ajo që po ndodh vërtet me yllin e “The Pirates of the Caribbean” është ende një mister. Ai dhe shoqëruesit e tij nuk japin asnjë shpjegim, por fansat tani janë shumë të shqetësuar.

“A është i sëmurë?”, pyet dikush nën postin e fundit në faqen zyrtare të Instagram, në një foto të shtatë ditëve më parë në të cilën Depp shfaqet me syze dielli.

Midis hipotezave është edhe përdorimi i alkoolit apo drogës, por ka edhe nga ata të cilët pretendojnë se Depp është me të vërtetë i sëmurë ose i nënshtruar nga doza të rënda të stresit.

Por shumë mendojnë se kemi të bëjmë me një transformim fizik për një rol në kinema. Pikërisht në këtë kuptim, duhet të theksohet se sipas një raporti në “Hollywood Reporter”, duke cituar Imdb, aktori do të jetë i përfshirë në prodhimin “Richardi thotë lamtumirë”, një film në të cilin luan rolin e një mësuesi, i cili është diagnostikuar me një sëmundje terminale.

Kohët e fundit, aktori dhe muzikanti, pas vështirësive ekonomike që lidhen me divorcin nga Amber Heard dhe mashtrimit milioner të ish-agjencisë së tij, Grupi i Menaxhimit, ka qenë i paditur nga dy ish-truproja.

4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Football news:

Ole Gunnar Solskjaer: I Think it was a penalty against Aston Villa
Philadelphia played in t-shirts with the names of black people who died at the hands of the police
Kompany tries everything at Anderlecht: he coached without a license (terrible), played 15 matches and invested 3 million euros in the club
Aston Villa coach on Manchester United penalty: A shameful decision
Paul Pogba: Winning the Europa League and the FA Cup are two of Manchester United's goals for this season
Manchester United's first ever Premier League win 4 consecutive games with a difference at least 3 goals
Brunu has scored 7 (4+3) points in his last 3 games for Manchester United