Albania

Kadilli, Bashës: Nuk je më i nevojshëm, je humbës i përsëritur, ne kemi ekspertizë të shkëlqyer (quan fitore vjedhjen e Bashkisë së Tiranës në 2011)

Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën për të qënë në postin drejtues të PD-së, ka debatuar ditën e sotme me Lulzim Bashën, në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu.

Në mbledhjen e cila nisi në orën 17:00, u tha se Basha do të analizonte bashkë me të tjerët, zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultatet e dala në çdo qark.

Mirëpo, Kadilli në fjalën e tij iu drejtua Bashës duke i thënë se ai ishte destinuar që të humbiste zgjedhjet.

Ndër të tjera, ai i tha se nuk i nevojshëm për luftën institucionale për votën e se kanë një ekip shumë të mirë.

Kadilli:

“Problemet ne zgjedhje nuk duhet te justifikojne humbjen; per nje pjese te problemeve je vet pergjegjes. Per nje pjese tjeter, ke qene i pazoti ti ndalosh.

Lufta per voten behet brenda sistemit; Kjo lufte do vazhdoje sa here te kete zgjedhje; Ne luften per voten ke pasur me shume sukses brenda sistemit se sa jashte sistemit – pervojat: ‘15 me mire se ‘21, dhe keto dukshem me mire se ‘17, apo dhe me keq, nga ‘19..

Nuk je aspak i nevojshem per luften institucionale per voten; kemi ekipin me te mire dhe ekspertize te shkelqyer. Ata qe na dhane fitoren tende ne 2011; luften politike e bejme me nje koncept te ri, me qasje te re dhe me frymezim te ri, me besushmerine, me vertetesine dhe me vendosmerine si tipare qe ty te kane munguar.

Je humbes i perseritur prej defekteve personale; Humbja eshte e jotja- pergjegjesia jotja. Te kemi mbeshtetur duke sakrifikuar identitetin tone dhe profilin politik; karieren dhe cdo gje. Nuk dhe shprese; nuk ngjalle besim; nuk bashkove flukset, profilet, kontributet, por ndave. Kane dale me shume parti nga PD ne vitet qe drejton ti se ne 20 vjetet para teje.

 Drejtove cdo gje vetem dhe pa forume, pa perfshire askend. E ndertove opoziten me kauza rastesore dhe ishe i destinuar te dilje humbes. Braktise shume kauza duke korruptuar besimin e mbeshtetjes; Nuk ndertove raport te qarte dhe besimi me aleatet strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk pate asnjehere nje qasjes solide dhe strategjike.

Mos u fshih pas mbeshtetjes qe kerkon lart e poshte ne Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute ne parti, por kishte realizmin te ikte; Ti nuk mund te ndertosh me asgje te re. Nese une jam bartes i nje projekti te ri ti je kujtesa e projektit te shteruar dhe humbjes.”

i.b. / dita

Football news:

The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it
Sweden forward Isak: I would like to have a little more possession. But we are happy with the point
Luis Enrique: Spain tried to create chances, but the pitch was not the best. Players complained
Laporte on Morata's blunder: He will shut everyone's mouths by scoring three goals in the next match
Messi scored from Chile's free kick. He became the record holder of Argentina for goals in official matches
Spain scored 2 shots on target in the 2nd half against Sweden-both after 89 minutes