LOS ANXHELES, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Guvernatori i Kalifornisë urdhëroi sot rikthimin e disa kufizimeve përballë pandemisë së COVID-19, si mbyllja e restoranteve, parukerive dhe vendeve të kultit.

Kalifornia ka qenë shteti i parë që vendosi një kufizim të përgjithshëm në muajin mars, por numri i rasteve është rritur ndjeshëm që prej disa javëve dhe ka arritur në rreth 330 000, prej të cilëve më shumë se 7 000 të vdekur.

Për të parandaluar këtë fenomen, guvarnatori Gavin Newsom njoftoi mbylljen e restoranteve dhe kinemave në të gjithë shtetin dhe një sërë tregjesh dhe shërbimesh si parukeritë, sallat sportive dhe vendet e kultit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.