Albania

Kampionati Botëror, Manuel Neuer gati për në Rusi. Surprizat e Gjermanisë

Trajneri gjerman Joachim Löw largoi nga ekipi lojtarin e Machester City, Leroy Sane. Një vendim befasues, por jo i vetmi!

Trajneri Joachim Löw e ka bërë publike listën përfundimtare të lojtarëve që që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror në futboll, i cili me 14 qershor fillon në Rusi. Vendimi nuk ishte i lehtë. “Ka dhe ditë më të mira në jetë, se kjo kur duhet nga ekpi të largohen katër lojtarë”, tha Löw, para se të kumtojë përbërjen definitive për KB. Löw tha se vendimet kanë qenë shumë të vështira, sepse secili prej 27 lojtarëve ka mundur të udhëtojë në Rusi, por rregullat e FIFA-s parashikojnë që për Kampionat mund të nominohen vetëm 23 lojtarë.

Neuer në Rusi
Dilema më e madhe ishte nëse portieri dhe kapiteni i kombëtare, Manuel Neuer do të jetë i gatshëm të udhëtojë në Rusi, pas një dëmtimi prej disa muajsh. Trajneri dhe ekipi i mjekëve vendosën: Neuer do të udhëtojë së bashku me ekipin dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë në portë. Ndaj portjeri Bernd Leno nga Bayer Leverkusen, u detyrua të largohet dhe të kthehet në shtëpi. Befasia më e madhe megjithatë ishte mos nominimi i lojtarit të Machester City, një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e kaluar anglez, Leroy Sane. Nga ekipi u larguan edhe mbrojtësi Jonathan Tah dhe sulmuesi Nils Petersen. “Lojtarët e larguar janë shumë, shumë të dëshpëruar”, tha Löw.

Sané i dëshpëruar
Largimi i lojtarit Leroy Sane ka befasuar shumë ekspertë të futbollit, sepse 22-vjeçari ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në Manchester City. Por në lojërat e fundit në kombëtare ka dëshpëruar. “Leroy është një talent i jashtëzakonshëm, absolutisht”, tha Löw. “Ai prapë do të jetë shumë shpejt në kombëtare. Për momentin ende nuk është në nivelin e kërkuar prej tij.” Në konkurrencën mes Sane dhe Julian Brandt, trajneri megjithatë vendosi për lojtarin nga Bayer Leverkuseni.

Neuer: “Duhet të shikojmë përpara”
Me largimin e portjerit Bernd Leno është qartësuar situata rreth portierit numër një në Rusi. “Manuel Neuer ka konfirmuar se është i gatshëm 100 % për sfidat e radhës dhe se këmba e tij është shëruar në tërësi”, tha Löw. Neuer ka mbrojtur portën e Gjermanisë në ndeshjen me Austrinë (2:1 për Austrinë). “Tani duhet të shikojmë përpara drejt KB”, tha Neuer. “Unë jam i bindur se jam i gatshëm për të gjitha sfidat në turne. Do të doja të luajë sa më shumë.”

Në rast të ndonjë lëndimi, sëmundjeje apo ndonjë problemi tjetër, Joachim Löw ka kohë të nominojë ndonjë zëvendësim deri 24 orë para fillimit të kampionatit. Më pas nuk është e mundur.

Përbërja e kombëtares gjermane
Titullin e kampionit të botës, të fituar para katër vitesh në Brazil, Gjermania do të përpiqet ta mbrojë me këta lojtarë:

Portjerët: Manuel Neuer (Bayern München), Marc-Andre ter Stegen (FC Barcelona), Kevin Trapp (Paris St. Germain).

Mbrojtja: Jerome Boateng (Bayern München), Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Jonas Hector (1. FC Köln), Mats Hummels (Bayern München), Joshua Kimmich (Bayern München), Marvin Plattenhardt (Hertha BSC), Antonio Rüdiger (FC Chelsea), Niklas Süle (Bayern München).

Mesfushorët dhe sulmi: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Paris St. Germain), Mario Gomez (VfB Stuttgart), Ilkay Gündogan (Manchester City), Leon Goretzka (Schalke 04), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern München), Mesut Özil (FC Arsenal), Marco Reus (Borussia Dortmund), Sebastian Rudy (Bayern München), Timo Werner (RB Leipzig). /DW/

Football news:

Lampard on 3-0 with Watford: a dry Win at home, three goals scored-Chelsea played very well
Pulisic on 3-0 with Watford: Chelsea needed this win. We are confident that we can get into the top 4
Rebic scored 9 goals for Milan in 11 Serie A matches
Mikel Arteta: getting Arsenal into the Champions League seemed impossible a few weeks ago
Бав Bayern won the gold double in Germany for the 13th time
Neuer provided an assist in the German Cup final with Bayer
Sarri about 4:1 with Torino: Juve had a false sense of security after a couple of goals