Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Katastrofë për Verrattin, merr lajmin e keq

Marco Verratti, mesfushori i Paris Saint-Germain dhe Italisë, do të mungojë katër javë pasi dëmtoi ijën e tij në barazimin 0-0 me Marseille gjatë fundjavës.

Pasi humbi një muaj të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju, Verratti u zëvendësua vonë në gjysmën e parë të takimit të së dielës dhe pritet të humbasë më shumë kohë, përcjell ORAinfo.

Pas fitores së Italisë në Euro 2020, atij iu dha më shumë kohë për t’u shëruar para fillimit të sezonit.

28-vjeçari do të humbasë ndeshjet kundër Lille dhe Bordeaux në Ligue 1, si dhe ndeshjet e Champions League kundër RB Leipzig më 3 nëntor.

Pas pushimit ndërkombëtar, ai ka një betejë me kohën për t’u përgatitur për udhëtimin në Manchester City më 24 nëntor./ORAinfo/