Albania

Kim takon Bashën: Uashingtoni i angazhuar të vazhdojë të punojë më ngushtësisht me PD-në

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD-së.

Kim u shpreh pas takimit se Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar për të punuar më ngushtësisht me PD-në.

“Sapo jam kthyer nga Uashingtoni ku kam pasur mundësi që të flasë me drejtues nga të gjitha agjencitë, përfshirë Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë dhe gjetkë. Sigurisht kam pasur mundësi që të mund t’u jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të mbërrija, të vija në PD për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni dhe ku do të vazhdojmë nga sot e tutje”, tha Kim.

“Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar për të punuar më ngushtësisht me PD-në. Sikurse e dimë të gjithë, qeveria e SHBA ka pasur një marrëdhënie shumë të fortë me PD-në që në fillim të saj. Ne ishim aty kur PD u ngjit në pushtet për herë të parë dhe shpresojmë që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”, theksoi Kim.

Gjithashtu, shtoi Kim, “e kuptojmë fare mirë që PD ndodhet tani në një pozitë të vështirë, është në një proces tranzicioni, por vërtetë shpresojmë që do mund të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe do të jetë në pozitë që të mund të rikthehet përsëri, pra të fitojë përsëri zgjedhjet”.

“Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj që përsa i përket Uashingtonit, ne jemi tepër serioz në luftën kundër korrupsionit, në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Dhe jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë pavarësisht se ku ndodhet, pavarësisht rangut, pavarësisht nivelit apo partisë”, u shpreh Kim.

“Kam parë gjithashtu disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për përcaktimin në raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë. Në fakt është e gabuar dhe është ofenduese. Do të doja t’u kujtoja të gjithëve që më 6 maj të 1919-ës, kur e gjithë bota donte që Shqipëria të shuhej nga faqja e dheut, SHBA-të, Presidenti Uillson, ishte ai që tha se Shqipëria duhet të jetë e pavarur. I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është që Shqipëria, duhet të jetë jo vetëm e pavarur, po duhet të jetë sovrane dhe demokratike”, tha Kim.

“Atyre të cilët synojnë që t’i vendosin SHBA-të kundër popullit shqiptar do t’u them që e keni gabim. Populli shqiptar e di që ju e keni gabim. Pozita jonë sa i përket pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar. Pozita jonë sa i përket PD-së nuk ka për të ndryshuar”, theksoi ambasadorja Kim.

“Përpara ditëve, javëve dhe muajve që kemi përpara mbetet shumë për t’u bërë. Është vërtetë thelbësore dhe gjithashtu e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme për të trajtuar të gjitha mangësitë, të cilat janë identifikuar në raportin e ODIHR-it. Ka gjithashtu punë që duhet bërë përsa i përket reformës territoriale dhe punë që duhet bërë edhe kundër korrupsionit. Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD që është e forte dhe e bashkuar dhe të bëjë përpara. Por nuk mund të bëjë përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën. Kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin shqiptar, me PD-në drejt së ardhmes. Kështu që le të ecim përpara”, përfundoi Kim. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Ajax fans set off fireworks at the stadium at the match with Borussia
Guardiola on coronavirus: I am vaccinated, I trust doctors and scientists. We see how many deaths there are in England
Griezmann caught up with Giroud in goals in the Champions League (35) and shares 5th place with him among the French
In Amsterdam, fireworks are not only on the field, but also in the stands. The public relations of Ajax and Borussia fans
Mbappe has 46 (28+18) points on the goal+pass system in 48 games in the Champions League
Atletico conceded twice before the 15th minute for the first time under Simeon
Guardiola pro 5-1 with Brugge: One of Man City's best games in European competitions