logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

KM inauguron kirurgjinë e QSUT që deri dje “i kujtonte Kopshtin Zoologjik”

Pas 7 vitesh ne pushtet, Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inauguar spitalin e ri të kirurgjisë, qe është ringritur në godinën e vjetër në QSUT.

Gjatë fjalës së tij, në inaugurimin e ambienteve të reja të spitalit të kirurgjisë në QSUT, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje një situatë nga vitet kur u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës.

Po shihja këtë foton e sallës së operacionit, ku muret janë veshur me pllaka si të tualeteve, dhe m’u kujtua një situatë nga koha kur u zgjodha kryebashkiak i Tiranës.

Shkova të vizitoja Kopshtin Zoologjik, dhe pashë që edhe vendqëndrimin e luanit e kishin veshur me të njëjtat pllaka.

E kishin vënë luanin në një situatë, që në asnjë xhungël nuk ishte vendosur specia e tij, sepse nuk ecte dot, rrëshqiste, ishte bërë gjysmë delfin në kopshtin zoologjik të Tiranës. Kjo foto dhe situata që unë kujtova i përkasin kohës kur demokracia erdhi bashkë me pllakat nga Turqia”, tha Rama.

o.j/dita

Themes
ICO