Albania

Kohë kovidiane/ Kapisyzi: Shikimi plot shpresë i pacientëve do na ndjekë gjithë jetën si fill drite mirënjohjeje

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Drejtori i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. dr. Perlat Kapisyzi përmes një mesazhi të fortë u ka bërë apel të gjithëve, që në këtë kohë të vështirë të mbështesin bluzat e bardha e të kenë besim tek ata, të cilët, shprehet ai, përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijëra jetë, vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak, deri dhe jetën.

“Do vijë një ditë kur në fjalorin tonë “kohë Covidi” do të përdoret nga të gjithë ne, për të shprehur momente dhimbjeje, dëshpërimi, trishtimi, vuajtjeje, ankth, ndjesi, të cilat që prej një shekulli njerëzimi nuk i kishte përjetuar. E kur të thonë “si në kohë Covidi” personeli shëndetësor do të ndjehet më tepër se kushdo krenar që u përball me COVID-19, virusin e tmerrshëm, një nga epidemitë që njerëzimin e kanë tronditur një herë në 100 vjet. Përballë vdekjes së pabesë, për të shpëtuar nga kthetrat e saj me mijëra jetë, për të rikthyer me qindra e mijëra buzëqeshje, për të lehtësuar qindra e mijëra shpirtra të lënduar, për të flakur tej ankthin mundues, çoroditës ata vunë shpirtin e sakrificës, vetëmohimin, humanizmin pa cak, deri dhe jetën”, thotë Kapisyzi.

Prof. dr. Kapisyzi shprehet se i gjithë personeli, sanitarë, infermierë, mjekë, oksigjenistë, kaldajistë, mekanikë, marangozë, shoferë, administrata, të gjithë, të gjithë, si kurrë ndonjëherë, për 8 muaj kanë punuar me një devotshmëri, disiplinë sa shembullore, aq edhe modeste. ”Ashtu, të heshtur, pa u ankuar, duke u përballuar çdo minutë me dhimbjen që të shkakton humbja e jetës, me lotët e lamtumirës për ata pacientë, të cilët i kanë mjekuar, ushqyer, përkujdesur, larë e pastruar me ditë të tëra”, thekson ai.

Por, vijon Kapisyzi, gjithsecili nga ne, “personeli shëndetësor Covidian”, do të ruajë thellë në shpirt dhe s’ka si t’i harrojë shikimet plot shpresë të pacienteve tanë, luftën, përpjekjet që ata bënë në emër të jetës. “Dhe shpresa e tyre na jep më shumë forcë, i mposht dhimbjet që na shkaktonin dhe shkaktojnë kalvari i vuajtjeve të tyre”, thotë doktori.

Si asnjëherë, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” nuk ka qenë kaq i mbushur, shprehet ai, ku dy të tretat e pacientëve janë në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë, maska oksigjeni, sonda nazale oksigjeni të kapërthyer me njëra-tjetrën tek i njëjti i sëmurë, fluksometra që pluskojnë vazhdimisht shpresën për jetën, maska aparatesh BiPap, ventilatorësh dhe respiratorësh të shpërndarë në të gjithë spitalin, krevate me pacientë që shkojnë e vinë nga kabinetet e ekzaminimeve, karroca transporti ushqimesh për pacientët, personel që lëviz pa pushim, si detaret para stuhisë, duke i dhënë atij tashmë edhe formën e një shërbimi intensiv të stërmadh prej 250 të shtruarëve.

“Veshjet munduese antiCovid na mprehën shikimin, pacientët na shikojnë drejt e në sy, na njohin nga “ dritaret e shpirtit”, përmes të cilave shkëmbejmë shpresën, kurajën, por kurrsesi vuajtjen apo dhimbjen që diçka s’po shkon mire. Ah, ai shikim, gjithë jetën do të na ndjekë si një fill drite mirënjohjeje! Sy plot lutje, shpresë e gëzim kur ndjehen më mire, por tek disa kjo sëmundje e mallkuar fillon dhe turbullon ndriçimin e jetës, kthjelltësinë e mendjes”, thekson Kapisyzi.

Si kurrë ndonjëherë, vijon doktori, sot pacientët, familjarët e tyre, komuniteti, por edhe ne, personeli shëndetësor “Covidian” kemi të domosdoshëm mesazhe që na mbështesin, na japin shpresë, forcë, që na lehtësojnë dhimbjet, vuajtjet, që të na thajnë lotët e ikjes dhe të na bëjnë të burojë vazhdimisht tek ne gëzimi për jetën.

“Ky virus i mallkuar ka treguar që deri tani është shumë i shpejtë, tinëzar, në ndonjë rast nuk kemi shpejtësinë e tij, por duke i vënë pengesa mund dhe duhet ta ndalim në emër të jetës. Personeli shëndetësor në vijën e parë të zjarrit i vetëm nuk mund t’ia dale. Na duhet ndihma e skalioneve të dyta, komunitetit mbështetës, medias, politikës besimplotë tek personeli shëndetësor, duke mbajtur maskat, distancimin fizik dhe bërë jehonë triumfit të jetës mbi vdekjen”, deklaroi prof. dr. Perlat Kapisyzi.

Në mesazhin e tij doktori ndan edhe disa vargje përmes së cilave i kërkon secilit të bëjë detyrën që kjo kohë i ngarkon, të mbështesë bluzat e bardha, të besojë e shpresojë.

“Kush na bën gjithmonë të jemi me një buzëqeshje,
Kush na bën të ndihemi me prit në të ardhmen
Kush na bën që të jemi krenarë me jetu
Shpresa është përgjigje” (Amores)

“Së bashku shpresa gjallon, rritet, forcohet shpërndahet kudo me jetë të shpëtuara”, thotë ai. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Andujar Oliver about the penalty in favor of Atletico Madrid: Arbela missed Suarez. He fell himself
Loko returned Shchigolev to the post of head of the academy. He worked in the RFU
Napoli gave Milik to Marseille on loan for 1.5 years with a mandatory buyout for 8+5 million euros
Liverpool have 34 points in 19 matches - the worst result since the 2015/16 season
Klopp on 0:1 with Burnley: A real punch in the face. Losing this match was not easy, but Liverpool could
Atletico leads Real Madrid by 7 points in La Liga and has a game to spare
Liverpool do not win 5 matches in the Premier League in a row. Klopp's team repeated the worst streak in 4 years