Albania
This article was added by the user Anna. TheWorldNews is not responsible for the content of the platform.

Komisioni hetimor për 25 prillin, Rama: Jam në dispozicion! Berisha në krye të PD? Partia mund të katandiset …

Numri një i Qeverisë shqiptare, Edi Rama është treguar i gatshëm për të diskutuar me opozitën për të gjitha çështjet.

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve Rama nënvzoi, se është i gatshëm të miratojnë ngritjen e misionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se ata e dinë se si shkoi dinamika dhe si u arrit rezultati.

“Nuk kam pasur asnjë ftesë, jam në dispozicion, për të gjitha gjërat që do të më kërkohet për gjërat që kam për të thënë, ai është një komision që është ngritur me kërkesë të opozitës, e dimë si kanë rrjedhur ngjarjet.

“Nuk ka, jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë, apo të angazhuar si një votues i lirë pa qenë i lidhur me një parti, por nuk ka as mes demokratëve që PD humbi zgjedhjet. Ndërsa këto histori për masakra, janë punë e tyre”, tha Rama.

I pyetur për situatën e brendshme në Partinë Demokratike, kreu i qeverisë u përgjigj:

“Nuk kam asnjë koment lidhur me atë që ndodh në fushën e PD, por di të them nëse do të ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e të gjithë vendit për të shkruar një pjesë me shumë seri se si PD mund të katandisej në humor të zi, është ajo që po ndodh në PD”.

Në fund edhe një koment i tij lidhur me vetingun në politikë:

“Nuk kam asnjë opinion sot për sot dhe çfarëdo do të kem si vendim personal nuk e ndaj publikisht. Unë kam parimin që jam i hapur për të diskutuar çdo gjë, pa paragjykuar asgjë. Mund të mos biem dakord për diçka, nuk e kam fjalën për rastin konkret, por nëse shohim interes për publikun, vendim, s’ka rëndësi se nga vjen propozimi, nëse nuk shohim interes nuk e pranojmë. Dialogu nuk bëhet në televizion, por në tavolinë. Ne do të mbajmë shënime, do të analizojmë, do të japim opinionin tonë dhe kaq”.