Autoritetet greke konfirmuan sot 152 raste të reja me koronavirus në Greqi, nga të cilat 22 u zbuluan pas kontrolleve në pikat kufitare të vendit.

Nga këto raste, 43 janë në Selanik, 26 në Attica. Numri total i rasteve ka shkuar në 5421. Po kështu bëhet e ditur se 17 pacientë trajtohen të intubuar në spitale, ndërkohë që 129 pacientë janë larguar nga ICU.

Konfirmohet gjithashtu edhe një vdekje, duke e çuar numrin në 211 viktima nga COVID-19 në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb