KOPENHAGË, 20 prill /ATSH-AFP/ – Danimarka, që ka një nga politikat më kufizuese të pritjes në Europë, njoftoi sot ashpërsimin e kushteve për natyralizimin, duke përjashtuar veçanërisht të gjithë ata që janë dënuar me burg.

“Marrja e shtetësisë daneze është një deklaratë e madhe besimi nga ana e shoqërisë daneze (…) prandaj është e nevojshme të ngrihet niveli për të përcaktuar se kush mund të bëhet një shtetas danez”, tha Ministria e Migracionit në një deklaratë.

“Ne duam të jemi absolutisht të sigurt se ata që marrin nënshtetësinë daneze, me të gjitha të drejtat që vijnë me të, janë integruar mirë në shoqërinë daneze dhe gjithashtu e kanë përqafuar atë, përfshirë vlerat daneze”, shpjegoi në televizionin publik DR, ministri Mathias Tesfaye.

Sipas institutit kombëtar të statistikave, 11% e 5,8 milionë banorëve të Danimarkës janë me origjinë të huaj, nga të cilët 58% janë shtetas të një vendi të klasifikuar si joperëndimor./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.