Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në rajonin tonë. Sipas Ministrisë së shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 3349 testime, nga të cilat janë diagnostikuar 1288 infeksione ditore.
Shkupi mbetet qyteti më I prekur me 570 raste ditore. Po ashtu, autoritetet njoftojnë se janë shënuar 39 viktima, për një total prej 1600 fatalitetesh.
Lajm i mirë është se 1078 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin, ndërsa 20882 persona mbeten të infektuar aktivë.
h.b/dita