Albania

Kosova U17 fiton 13:0 ndaj Gjeorgjisë

Debutim ëndrrash në kualifikimet e Evropianit për vajzat e reja dardane

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ka bërë debutim ëndrrash në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2022, transmeton FFK.

Vajzat e reja dardane të udhëhequra nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë shënuar fitore me rezultat të lartë 13:0 në duel me bashkëmoshataret e tyre të Kombëtares së Gjeorgjisë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Dardaneve të reja në kuadër të Grupit 1 të Ligës B në kualifikimet për Euro2022, derisa kjo është fitorja me rezultatin më të lartë në ndeshje zyrtare në historinë e ekipeve tona kombëtare që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA në vitin 2016.

Golat për Kosovën i realizuan Eriola Delija (19′, 35′), Rinesa Alija (45′, 50′, 66′), Bardha Gjonbalaj (21′), Rreze Gashi (55′, 82′, 88′), Aurora Racaj (62′, 70′) dhe Antigonë Shabani (90′).

Ndeshjen e radhës Dardanet do ta zhvillojnë më 27 shtator kundër Bjellorusisë, skuadër e cila sot arriti ta mposhtë Luksemburgun, me rezultat 2:0.

Suksesi në këtë fazë të kualifikimeve do t’ia mundësonte Kosovës të kalonte në Ligën A për fazën e dytë, ku konkurrenca është shumë më e fortë.

Football news:

A fiery meeting of PSG in Marseille: Neymar even had difficulty giving corners - he was protected by nets and shields
Pochettino after 0-0 with Marseille: I am pleased with the progress and development of PSG. Neymar showed commitment to the team
Courtois and Valverde were injured following the match with Barca
Mourinho, Spalletti, Inzaghi and Gasperini were removed in the Sunday matches of Serie A
Klopp calls Salah the best in the world. This season is a treasure trove of convincing arguments
Simone Inzaghi: Juventus could only have scored from the penalty spot. Inter controlled the match from start to finish
Juventus broke a series of 6 wins by drawing with Inter. The Torino team did not lose 9 matches