Vëllezërit nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, vëllezërit Shemsedin dhe Isa Abazi 33 dhe 29 vjeç dhanë frymën e fundit në Shqipëri, pasi tërmeti vrastar goditi vendin më 26 nëntor 2019.

Ata vinin shpesh në Shqipëri për për të punuar, duke lënë pas 6 fëmijë jetimë. Ata ishin në Durrës vetëm për të qëndruar disa ditë me qëllimin që t’i kryenin disa punë.

Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit patën fatin e keq mbetën nën gërmadhat e hotelit në Durrës ku po qëndronin pas tërmetit të tmerrshëm i cili e goditi Shqipërinë duke gjetur kështu edhe vdekjen. Për fatin e tyre nuk u mësua gjë për fatin e tyre për më shumë se 15 orë.

I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29-vjeçar. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini 32-vjeçar. Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale. Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” biseduan me gratë e tyre të mbetura ve të cilat rrëfyen me dhimbje humbjet e bashkëshortëve të tyre të ndjerë. Shkurte Abazi 33 vjeç, nga martesa gëzimi i vetëm që i ka mbetur janë fëmijët, ishte gjimnaziste kur takoi bashkëshortin e ardhshëm.

“Ai punonte në Shqipëri, mbante familjen, punonte me katalizatore, shkonim edhe me pushime, qëndronim tek hotel Tropikal atje ku ndodhi tragjedia, kur ra tërmeti i parë ne ishim pushim, ishte plasaritur, i kam thënë pse po rri në këtë banesë është e çarë, 6 ditë qëndrova vetëm, kisha frikë, Durrësi u bë i frikshëm për mua. Kur u zgjova atë mëngjes nuk kisha asnjë telefonatë prej tij, më njoftuan për tërmetin, nuk kishte shpresë, e pashë në lajme. Më 29 nëntor erdhi trupi, doja t’i shikoja fytyrën e tij për herë të fundit”, tha e veja e Isës. Gruaja tjetër gjithashtu rrëfen me dhimbje se çfarë ndodhi“ nuk e përshkruaj dot atë trishtim, ai ka punuar në Gjilan, ne kishim nevojë për një shtëpi, shkoi për të punuar në Shqipëri që ne të kishim kushte më të mirë. Kur po ikte atë mëngjes i tha djalit se babi do shkonte të bënte para, i përqafoi fëmijët gjatë iku dhe nuk u kthye më kurrë, është kaq e rëndë e kam shumë të vështirë ta pranoj faktin, me duket sikur do kthehet nga Shqipëria”, thotë gruaja në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb