TIRANË 28 tetor /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Ermir Lelçi, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisioni i Pavarur i kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Ermir Lelçi.

Ermir Lelçi, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër u përball me vetingun për tri kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional më datë 26 tetor 2021.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja, Pamela Qirko pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Ermir Lelçi, prokuror pranë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër .

Ermir Lelçi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si oficer i policisë gjyqësore. Ai ka punuar për një periudhë të shkurtër në Berat dhe prej vitit 2004 kur është emëruar si prokuror e ushtron funksionin në Shkodër.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.