TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Portofoli i kredisë afatgjatë, më shumë se pesë vjet, arriti vlerën 340 miliardë lekë në fund të muajit gusht 2020.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sistemi bankar po e orienton huadhënien drejt afateve më të gjata të maturimit, që i adresohet kryesisht kredisë së biznesit për investime në pasuri të paluajtshme.

Në fund të gushtit, kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme tek individët ishte në rritje me 8%, ndërsa te bizneset rritja e këtij portofoli ishte edhe më e madhe, me mbi 14%. Aktualisht, kredia për blerjen e pronave nga familjet dhe ndërmarrjet përbën rreth 39% të portofolit të kredisë për ekonominë.

Ndërkohë që kredia afatgjatë u rrit me 11% me bazë vjetore. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.